• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

by Mero Baze
11/12/2025 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK zbuloi një nga problemet e Reformës në Drejtësi: institucionet false që janë krijuar dhe që kanë në dorë një proces shumë larg nivelit të tyre profesional, intelektual dhe të integritetit që kërkohet.

Kandidatët për kryetar të SPAK dukeshin yje në raport me anëtarët e KLP-së që do të votonin për ta. Edhe pse kishte plot diferenca mes tyre, edhe pse dukej qartë kush ishte profesionist që fliste për procedura profesionale të prokurorisë në raport me provat dhe hetimin, dhe kush fliste me slogane, përsëri ishin shumë më lart se ata që pyesnin.

Kur mendon se një trup si KLP do të votojë dikë, për të cilin dukej sikur ishte mbledhur Këshilli i Sigurimit të OKB-së ta mbikëqyrte, ti duhet të kesh pritshmërinë se dikush prej tyre do të guxojë të bëjë ndonjë pyetje profesionale: të flasë për cilësinë e hetimit, për rolin e provës në nisjen e procedimit penal, për arrestimet paraprake, për humbjen e çështjeve në Strasburg dhe mos përfundimin e shumicës së çështjeve të nisura; për gjithë problemet që kanë shoqëruar SPAK-un në mandatin e parë, mandati që është pa dyshim i suksesshëm, por me probleme që nëse thellohen mund ta hedhin në erë.

Më të prirur ishin vetë kandidatët të flisnin për këto probleme sesa anëtarët e KLP-së. Shumë prej tyre dukej sikur flisnin për hallet e veta. Njëra pyeste se “a do ta ndihmonin po të kishte ndonjë hall në SPAK?”, dhe këtë pyetje ua bënte të gjithëve, sikur ata ishin aq budallenj sa t’i thoshin: “po, po, do të të ndihmojmë, do ta shkelim ligjin”. Tjetri pyeste si shpjegohet gjithë “këtë sukses”, e të tjerë bënin pyetje banale.

Kjo seancë publike, në të vërtetë, është një nga ato gjërat e dobishme që duhen bërë për të kuptuar kujt ia kemi besuar drejtësinë.

Shumica e KLP-së dukej e kapur nga SPAK ose servile ndaj SPAK, duke shkatërruar në esencë rolin e një institucioni që duhet të përzgjedhë mes më të mirëve nga kandidatët.

Përfytyroni të hapeshin live edhe gjyqet e këtyre, sidomos gjyqet kundër korrupsionit, për të kuptuar se si hetohen dhe gjykojnë produktet e këtyre institucioneve.

Akoma më shumë jam i paqartë se si e kanë përjetuar ambasadorët për rreth 7 orë këtë cilësi pyetjesh, edhe pse dukej haptazi që nuk kishte ndonjë problem me kandidatin, por me spektaklin. Dhe meqë kandidati ishte i sigurt, gjithë ai kujdes për spektaklin duket se shkoi dëm. Madje përveçse dështoi si spektakël për shkak të cilësisë së KLP-së, prodhoi edhe një problem tjetër: krijoi përshtypjen se aty vendosën ambasadorët.

Ata në fakt duken sikur vendosin. Realisht vendosi halli banal i çdo anëtari të KLP-së në raport me SPAK, apo me pushtetin. Ambasadorët mund të shërbejnë vetëm si alibi për ndonjë marrëzi që mund të ndodhë në punën e SPAK. Ata thjesht i kanë krijuar kryetarit të ri të SPAK dhe anëtarëve të KLP-së alibinë se vendimet i morën “ata”, ndaj nëse gabojnë, nuk kanë faj, se “i zgjodhën ambasadorët”.

Por punën do ta bëjnë ata që na panë sytë dhe na dëgjuan veshët.

Next Post
Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In