• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati i PS-së për Vlorën takime me banorët e fshatit Panaja: Do punojmë që të kemi turizëm 12-mujor

by Java News
26/04/2023 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste për Kryebashkiak në Vlorë zhvilloi një takim me banorët e fshatit Panaja duke prezantuar programin e tij për zhvillimin e Vlorës gjatë mandatit të tij në drejtimin e bashkisë.

Në takim Dredha theksoi rëndësinë e turizmit, i cili është një komponent kyç i ekonomisë së Vlorës. Ai theksoi planet e tij për të krijuar hapësira të dedikuara në hotele dhe restorante për të promovuar produktet vendase.

“Do të punojmë që të kemi një turizëm, jo më tre apo katër mujor por e kemi si vizion që ta çojmë deri në 12 muaj. E vetmja mënyrë që ta çojmë përpara këtë lloj projekti është një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha fshatrat”- tha Dredha, “Kemi nevojë të promovojmë prodhimin vendas edhe me ndihmën e bashkisë edhe në bashkëpunim me të gjithë operatorët turistike dhe hoteleritë në Vlorë, me qëllim të krijojnë një harmoni të përbashkët. Duke krijuar një kënd të caktuar në të gjithë hapësirat e operatorëve, që është i dedikuar vetëm me prodhimet që rrethojnë gjithë Vlorën ne mund të arrijmë të promovojnë produktin vendas.”- vijoi ai.

Kandidati i PS për Vlorën vendosi gjithashtu në vëmendje se turizmi dhe ekonomia është e lidhur ngushtë dhe me infrastrukturën, duke përmendur investimet që Qeveria Shqiptare ka bërë për Bashkinë e Vlorës.

“Kulinaria është shumë e rëndësishme dhe është e lidhur ngushtë me të gjithë prodhimet që ka fshati. Prandaj ne do të krijojmë kushte komode, sidomos në infrastrukturën e brendshme që është shumë e rëndësishme. Kemi parë pafund nga viti 1991 deri më sot. Shumë qeveri vijnë e ikin, premtojnë, por realisht në dhjetëvjeçarin e fundit me qeverinë e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është bërë një investim gjigand dhe është projektuar një vizion i qartë për Vlorën dhe jam i sigurt që edhe me ndihmën tuaj, edhe me ndihmën e bashkisë do të ecim përpara.” – u shpreh Ermal Dredha.

Fushata e mbjelljes së pemëve, nuk mungoi as në këtë aktivitet me synim shkurtimin e shpenzimeve elektorale dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për natyrën.

 

/s.f

Next Post
Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Shella: Nuk kishte nevojë të prezantohej si Birbo, Belo beson se korrupsioni luftohet me gisht

Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Shella: Nuk kishte nevojë të prezantohej si Birbo, Belo beson se korrupsioni luftohet me gisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

July 14, 2026
VIDEO / Mimoza Ahmeti ironizon protestën: Me radhë lëpihen viçat, ndaj kërkoni gjëra që ju takojnë

VIDEO / Mimoza Ahmeti ironizon protestën: Me radhë lëpihen viçat, ndaj kërkoni gjëra që ju takojnë

July 14, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

July 14, 2026
Irani sulmon anijet në Ngushticën e Hormuzit, reagojnë Emiratet , SHBA nis sulme të reja

Irani sulmon anijet në Ngushticën e Hormuzit, reagojnë Emiratet , SHBA nis sulme të reja

July 14, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Fashizmi digjital po e shkatërron demokracinë në Shqipëri. Shkopinjtë janë zëvendësuar me komente fyese dhe…”

July 14, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Koncerti i Kanye West promovoi Shqipërinë”, Beqiri: Kallëzimi i PD, absurd dhe pa bazë ligjore!

July 14, 2026
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama ndan pamje nga darka zyrtare me Macron

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama ndan pamje nga darka zyrtare me Macron

July 14, 2026
Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In