Kandidati i PS për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri deklaroi se tashmë ka ardhur koha që Shkodra të drejtohet nga PS. Ai deklaroi se koha e Voltanës ka mbaruar.
“Bashkia e Shkodrës do drejtohet nga PS. Thotë Voltana që nuk më mbështet kryeministri, por si të të mbështesë kur ti vjen me molotovë në Tiranë. Koha e tyre perëndoi. Bashkia e Shkodrës është në një moment historik”, u shpreh Pjetri.