Kandidati i Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ka reaguar në lidhje me takimin që pati me banorë të zonës, në një ambient ku pas tij ishte vendosur flamuri i Vorio-Epirit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beleri u shpreh se nuk kishte dijeni për organizimin e takimit.
Beleri shtoi se ka marrë mesazhe negative, por sipas tij, këta persona çdo gjë e shikojnë me dashakeqësi.
“Atje unë isha i ftuar, salla, organizimi i përket bashëfshatarëve tanë. Nuk merrem me organizmin, me flamujt dhe skenën. Nuk është zgjedhja ime dhe nuk mund të zgjedh unësesi organizatorët mendojnë të bëjnë aktivitetet e tyre.
Kam pasur komente dhe mesazhe nga njerëz që çdo gjë e shikojnë me dashakeqësi dhe kërkojnë të gjejnëdhe të krijojnë probleme aty ku nuk ka”, theksoi ai.
/s.f