• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet, jo për karrige

by Os De
10/11/2025 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas humbjes së garës elektorale në Bashkinë e Matit, kandidati i opozitës Eduart Brahilika u është drejtuar qytetarëve matjanë me një mesazh në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij ai shprehet se beteja e tij politike nuk kishte të bënte me poste, por me dinjitetin dhe vlerat njerëzore.

“Jam këtu sot për t’ju parë në sy me krenarinë e një njeriu që nuk u shit, që nuk u përkul, që nuk u tremb, por guxoi përballë një sfide të pabarabartë. Do të jem me ju, në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo derë ku njerëzit kërkojnë drejtësi. Do të jem aty ku varfëria ka ul kokën, ku padrejtësia në këtë vend është ulur këmbëkryq, ku shpresa ka nevojë për zë”, u shpreh Brahilika.

Ai falënderoi qytetarët e Matit që e mbështetën dhe theksoi se pavarësisht rezultatit, qëllimi i tij ishte të kujtonte se politika duhet të jetë pronë e të ndershmëve, jo e të fortëve.

“Unë qeshë vetëm njëri nga ata që  guxoi. Unë qeshë mundësia që të ndaheshit nga arroganca, nga përdorimi, nga mungesa e lirisë. Unë qeshë përpjekja për t’ju kujtuar se politika nuk është pronë e të fortëve, por e të ndershmëve. Qeshë dëshmia se në këtë vend ka ende njerëz që nuk shiten, që nuk përkulen, që nuk dorëzohen. Sot nuk ndihem i humbur se nuk luftova për karrige, por për dinjitet dhe dinjiteti ju e dini kurrë nuk humbet”, u shprehet ai.

Brahilika thekoi se gjatë fushatës u përball me një shtet të pozicionuar kundër tij, por nënvizoi se kishte në krah njerëzit e ndershëm, që për të përbën fitoren më të madhe.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen e të mos humbasin shpresën.

“Unë besoj se dita do të vijë. Dita kur nuk do të ketë më frikë, kur fëmijët tanë do të rriten me dinjitet, kur politika do të jetë shërbim, përulje dhe jo nënshtrim e biznes. Shqipëria nuk do të bëhet kurrë e bukur, nëse njerëzit e ndershëm dorëzohen”.

Next Post
(EMRI)Zbulohet identiteti/ Ky është shqiptari që dyshohet të jetë vrarë e djegur në një automjet në Greqi

(EMRI)Zbulohet identiteti/ Ky është shqiptari që dyshohet të jetë vrarë e djegur në një automjet në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In