• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kandidatët të kenë integritet pa të kaluar të dyshimtë”/ Soreca: Do monitorojmë zgjedhjet pastaj vendosim për…

by Java News
06/03/2021 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur na ndajnë vetëm 2 ditë nga data 8 mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve per deputetë nga partitë politike, Bashkimi Europian bën apelin e fundit, dhe kërkon që të përzgjedhurit të jenë emra të pastër dhe pa të kaluar të dyshimtë. Në një intervistë për News24, ambasadori i BE, në Tiranë, Luigi Soreca, kerkon zbatimin e plotë të ligjit te dekriminalizimit.

“Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht, Pse? Sepse jemi në pikën e nisjes së negociatave dhe parlamenti i ri duhet t’u nënshtrohet reformave në fusha të tilla si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni, dhe për ta bërë këtë duhet të keni standarde të larta integriteti të anëtarëve të parlamentit. E hëna është afati për prezantimin e kandidaturave. Presim me padurim të shohim listën dhe ne sigurisht do të bëjmë vlerësimin tonë.”

Sa i përket mbajtjes së Konerencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ambasadori Soreca, shprehet se ky është një objektiv për muajin qershor, pasi vendet anëtare të monitorojnë edhe procesin zgjedhor të 25 prillit.

“Ky është objektivi ynë, qershori është periudha për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Eshtë e rëndësishme tani që ndërsa Shqipëria vazhdon të bëjë punën që është e nevojshme, edhe gjatë fushatës elektorale, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, vazhdimit të ndërtimit të gjyqësorit, Shtetet Anëtare e shohin këtë angazhim të vazhdueshëm dhe prandaj do të duhet të vendosin dhe shpresojmë që vendimi për qershorin të jetë pozitiv.”

Reforma në drejtësi, kohët e fundit është kthyer në një temë të fortë diskutimi politik, mes maxhorancës dhe opozitës. Kreu i qeverisë deklaron se me demokratët në pushtet reforma do të zhbëhet, dhe nga ana tjetër kryedemokrati Basha angazhohet se drejtësia me të, do të ketë pavarësi. Sipas ambasadorit, reforma në drejtësi nuk është një cështje ndarëse, dhe partitë politike duhet të punojnë që ajo të bëhet më efikase.

“Shpresa ime sinqertë është që reforma në drejtësi nuk do të preket nga fushata zgjedhore. Sepse për shqiptarët ajo nuk është një çështje ndarëse. 80% e shqiptarëve, sipas sondazhit të fundit të Delegacionit tonë, janë në favor të reformës në drejtësi. Ndaj, është shumë e rëndësishme sipas mendimit tim që fokusi të mbetet te bërja më efikase e reformës në drejtësi, më përmbushëse.”

Luigi Soreca i përgjigjet edhe akuzave të Kryeministrit Rama se BE ka lënë jashte planit të vaksinimit Shqipërinë, duke deklaruar se Bashkimi Europian, ka ndihmuar vazhdimisht vendin tonë dhe po e bën këtë gjë edhe aktualisht. Ai njoftoi madje një grant 11 mln euro për blerjen e vaksinave.

“Siç e kam thënë para disa javësh, e kuptoj zhgënjimin, por kjo nuk e errëson asistencën e jashtëzakonshme që Shqipëria ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë. Sapo mora konfirmimin, para se të vija këtu se për të ndihmuar rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, 90 milionët e parë të asistencës makro-financiare, që Bashkimi Evropian ka premtuar dhe kontraktuar me Shqipërinë do të jepen më 1 prill. Transhi i dytë i 90 milionë eurove do të jepet në verë, brenda një periudhe kohore të shpejtë, duke pasur parasysh shumën për të cilën po flasim. Nuk dua të përmend ndihmën për tërmetin. Brenda Bashkimit Evropian ka një situatë të vështirë. Në Bruksel u njoftua se transhi i parë i vaksinave të Covax-it i sponsorizuar nga BE-ja do të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit. Ditët e ardhshme do të nënshkruajmë një grant për 11 milionë euro që Bashkimi Evropian do ta vërë në dispozicion të Shqipërisë për të blerë vaksina dhe pajisje për të përfunduar planin e vaksinimit.”

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, tha se Agjencia Mjekësore Europiane, po vlerëson vaskinën Sputnik, dhe nëse ajo do të plotësojë standardet, kjo do të ishte një sinjal se në treg ka edhe vaksina të tjera që mund të përdoren nga vendet partnere./ BW

g.kosovari
Next Post
FOTO/ Të pasmet në plan të parë, Françeska Jaçe ‘tërbon’ ndjekësit:

FOTO/ Të pasmet në plan të parë, Françeska Jaçe ‘tërbon’ ndjekësit:

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com