• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër?

by Ylli Manjani
30/06/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Në një demokraci normale, rregulli është i thjeshtë: përballë atij që qeveris, del ai që kërkon të qeverisë. Përballë kryeministrit vendoset kandidati për kryeministër. Përballë qeverisë, një alternativë qeverisëse. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë partitë politike. Mund të jenë të mira apo të këqija, të mëdha apo të vogla, por funksioni i tyre është të prodhojnë elitë politike, program dhe udhëheqje.

Revolucionet, përkundrazi, janë mjeshtër të rrëzimit, por rrallëherë të ndërtimit. Sidomos ato revolucionet spontane të rrjeteve sociale, ku secili bindet se shumica fillon dhe mbaron te lista e ndjekësve të vet.

Prej një muaji dëgjojmë se “populli është zgjuar”, se “regjimi po bie”, se “revolucioni është në rrugë”. Mirëpo, kur vjen pyetja më elementare e demokracisë kush do të qeverisë nesër? Kemk një heshtje e thellë. Nuk ka kandidat për kryeministër. Nuk ka kabinet. Nuk ka strukturë. Nuk ka as organizatë politike që merr përgjegjësi.

Madje, shpesh nuk dihen as emrat e atyre që pretendojnë se organizojnë këtë revolucion.

Në vend të një alternative politike, kemi një paradë personazhesh politikë që vetëshpallen liderë me një video “reels”, të montuar me muzikë dramatike, flamuj që valëviten në sfond dhe ndonjë slogan që tingëllon më shumë si trailer filmi sesa si program qeverisës.

Çdo mëngjes lind një kacamisër
i ri, që i thotë vetes unë jam kryeministër… Mua më duan kryeministër… Pastaj bëhen deklarata historike. Qesharake sa më ska.

Çdo mbrëmje publikon një video ku ecën me hap të vendosur drejt kamerës, sikur të jetë duke çliruar vendin. Të nesërmen, revolucioni vazhdon… me një tjetër “reels”.

Kështu, në vend që revolucioni të prodhonte një kryeministër, ka prodhuar një industri të tërë kacamisërash politikë.

Lot ore lot..

Dhe mos e nënvlerësoni këtë “profesion”. Të jesh kacamisër në kohët moderne kërkon përkushtim. Duhet të kesh telefon me kamerë të mirë, pak aftësi montazhi, shumë vetëbesim dhe aspak ndjenjë mase. Programi nuk të duhet. As organizata. As përgjegjësia. Mjafton një sfond revolucionar dhe bindja se algoritmi është më i rëndësishëm se elektorati.

Problemi është se shtetet nuk qeverisen me “story”, as me “live”, e as me efekte zanore. Qeverisen me institucione, me përgjegjësi dhe me njerëz që janë gati të marrin barrën e vendimmarrjes.

Demokracia nuk pyet kush bërtet më fort. Pyet kush është gati të qeverisë.

Deri atëherë, revolucioni mund të vazhdojë të prodhojë përmbajtje për rrjetet sociale. Por vendi ka nevojë për më shumë se kaq. Ka nevojë për alternativë.

Sepse, deri tani, prisnim një kryeministër. Na doli… një koleksion kacamisërash. Dhe, si çdo koleksion, është interesant për t’u parë, por i pamjaftueshëm për t’ia besuar drejtimin e një shteti.

Next Post
Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha...

Comments 3

  1. Anna Anna says:
    3 months ago

    Në fakt:Ti je “Ylli “që ndriçon mbi dhe…Ti je kryehajduti për Kriministër i Edi Ramës Ti je gangsteri i gangsterëve si Arturo ui!Po të ishte gjallë Bertolt Breht do të thoshte:”Kush do ta zhdukë këtë Kolerë?!”… Maskara Ule kokën se je i çnderuar para popullit shqiptar

    Reply
    • Bertoldi says:
      3 months ago

      blablablablabla

      Brehtit i vjen anash ti moj Anna (sa jeni shtuar ju pseudonimet me emer dhe mbiemer te njejte :)))

      Dhe kur e zë popullion ne goje… zorret në fyt ne të tjereve

      Reply
  2. Anna Anna says:
    3 months ago

    Bertold!Jam njohëse e shkëlqyer e letërsisë botërore!Iu drejtova drejtpërdrejt Ylli Manjanit se ka qenë: Ministër i Drejtësisë në qeverinë e z.Rama dhe ky i fundit e ka shkarkuar për korrupsion me byzylykët e të burgosurve!Dhe ka fytyrë të shajë në studion e Euronews albania me libër shpie të gjithë njerëzit që nuk mendojnë si ai….Nuk është vetëm një herë ky fjalor rrugaçi i përdorur nga Ylli Manjani,por ai e urren popullin shqiptar … Dëgjoje me kujdes dhe tërhoqi mbrapsht fjalët që shkruante…Nuk e dua ndjesën Tënde!Por ti duhet të kesh respekt për veten tënde,për shoqërinë në të cilën jeton dhe bëhu të i arsyes së shëndoshë!Kaq!Të uroj shëndet dhe jetë të gjatë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugët hyrëse dhe masa të rrepta, protestuesit mblidhen në shesh

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugët hyrëse dhe masa të rrepta, protestuesit mblidhen në shesh

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com