Mitsuo Matayoshi, Japoni
Jezus Krishi i vetëshpallur
Mitsuo Matayoshi është një politikan ekscentrik japonez, i cili e ka stiluar veten si “Perëndia i vetëm Mitsuo Matayoshi Jezu Krishti”. Pas një jete si predikues ai filloi të zhvillonte një konspekt specifik të krishterimit, të influencuar nga eshatologjia. Ai ka marrë pjesë në shumë zgjedhje, por nuk ka fituar asnjëherë. Ai është bërë i famshëm për fushatat e tij, ku i nxit kundërshtarët e tij të vrasin veten.
Jonathon “The Impaler” Sharkey, SHBA
Vampiri astanik që kandidoi për guvernator në vitin 2006 dhe për president në vitin 2008
Jonathon “The Impaler” Sharkey, një satanist i vetëshpallur, “vampiri i vetëshpallur” është një boksier profesionist me emrin Rocky “Hurricane” Flash, si dhe shumë herë kandidat për poste publike. Ai është regjistruar në Komisionin Federal të Zgjedhjeve si kandidat i pavarur për president i SHBA-së dy herë, një herë në vitin 2004 dhe një herë në vitin 2008. Për guvernator ka kandiduar në tre shtete të ndryshme, por s’ka fituar asnjëherë.
Jackson Kirk Grimes, SHBA
Kandidoi për president i SHBA-së në 2008 me ideologjitë e Musolinit dhe Sadam Husein.
Jackson Kirk Grimes ishte kandidati presidencial i Unionit të Bashkuar Fashist, i cili kandidoi që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 e deri te ato të vitit 2004. Ai kandidoi në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2008 dhe platforma e tij përfshin ndalimin e krishterimit dhe zëvendësimin e kësaj feje me paganizmin romak, të shoqëruar me sistemin politik të Italisë fashiste.
Cacareco, Brazil
Rinoceronti që fitoj zgjedhjet e këshillit të Sao Paolos me 100 mijë vota
Jo të gjithë kandidatët në listën e pretendentëve të çuditshëm për poste publike bëjnë pjesë në sojin njerëzor. Cacareco, një rinoceront i kopshtit zoologjik të Sao Paolos ishte kandidat për zgjedhjet e këshillit të qytetit në vitin 1958. Zyrtarët elektoralë, nuk e pranuan kandidaturën e Cacareco-s, por në fakt ai arriti të merrte 100 mijë vota, më shumë se çdo parti tjetër në zgjedhje. (Nuk gjeta foto të këtij të më falni)
Adolf Lu Hitler Marak, Indi
“Mbase prindërve u pëlqente emri dhe prandaj më quajtën Hitler”
Adolf Lu Hitler R. Marak është një politikan indian dhe anëtar i partisë së Kongresit Nacionalist. Ai ka qenë ministër Mjedisi në qeverinë e E.K. Maëlong. Ai e humbi vendin në asamblenë e shtetit në zgjedhjet e shkurtit 2003. Marak u arrestua për lidhje me grupin militant “Achik National Volunteers Council”. Emri i tij nuk është shumë i rrallë në zonën ku jeton, pas politikanë të tjerë quhen Lenin, Stalin, Frankenstein etj.
Nicolás Zuniga y Miranda, Meksikë
“Kandidati këmbëngulës: 10 humbje, por sërish e konsideronte veten president legjitim”.
Nicolas Zuniga y Miranda ishte një person ekscentrik, i njohur si kandidat i përhershëm në zgjedhjet presidenciale të vendit. Edhe pse ai nuk arriti asnjëherë të fitonte, sërish e konsideronte veten si fitues çdo herë. Ai ka kandiduar dhjetë herë, që nga viti 1892 e deri në vitin 1924, si dhe u përpoq dy herë të kandidonte për vend në kongresin e Meksikës. Ai gjithmonë pretendonte se ishte viktimë e mashtrimeve dhe manipulimeve.