Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, prezantoi dje në Athinë kandidatët për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, për bashkinë e Finiqit, Jani Babi, për bashkinë e Dropullit, zKosta Ziso dhe për bashkinë e Konispolit, z. Anastas Guda.
Në prani të minoritetit grek me banim në Athinë, Kryetari i PBDNJ-s, Vangjel Dule, prezantoi prioritetet e partisë në zgjedhjet e 21 qershorit.
Sipas zyrës së shtypit të PBDNJ, kandidatët folën për programet respektive të bashkive ku kandidojnë.
Në takim ishte i pranishëm edhe zv/ministri i Shtetit, z. Terens Kuik, Konstantinos Barkas, deputet i SYRIZA, si dhe zëdhënësi i shtypit të Demokracise se Re, Konstantinos Karagounis.