• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidatët e opozitës, me “lista largimesh” dhe  jo programe

by Artur Ajazi
03/05/2023 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ende pa u mbyllur mirë fushata, ende pa shpalosur mirë programin se “çfarë do të bëjnë në 4 vite në rast fitoreje”, kandidatët e Berishës në qytete, kan nisur hartimin e listave “të zeza” të largimeve nga puna. Ata nuk po ngurrojnë të premtojnë “vende pune drejtorësh, shefash, inspektorësh, policësh bashkiakë, etj, krahas betimit se “do të flakim nga puna çdo të punësuar në bashkitë dhe Nj1esitë Administrative”.

Duke shpalosur “listat e zeza” si çdo fushatë, dhe jo programe reale, kandidatët e Berishës, po ecin nën gjurmët e të parëve. Qysh nga Tetori 1996, kur Partia Demokratike i vodhi  edhe votat e bashkive dhe komunave 100 per qind deri sot, kandidatët e saj, kanë mbetur atje ku ishin. Risia e vetme e kësaj fushate nga ana e Berishës, mbetet lufta ndaj “armikut të brëndshëm”, pasi me Edi Ramën nuk ka se si të matet. Në fushata elektorale në vendet demokratike, forcat politike garojnë me vepra, arritje, suksese, me punën e kryer dhe premtojnë gjëra normale, logjike dhe të arritishme. E vetmja parti në Europën e qytetëruar, mbetet Partia Demokratike që në çdo fushatë premton “flakje nga vendi i punës i kundërshtarëve politikë”.

E kujtojmë të gjithë se si kur mori pushtetin jo vetëm në 1992, por edhe në 2005, PD fshiu nga borderotë mijëra të punësuar, specialistë dhe të shkolluar, dhe i zëvëndësoi ata me militantët e4 saj. E kujtojmë të gjithë se si kryetarët e bashkive ku fitonte dikur PD, sapo nisnin punën flaknin në rrugë njerëzit e aftë dhe i mbushnin zyrat me mediokërr. E njëjta gjë do të ndodhë edhe sikur ata të fitojnë sërish. Por shqiptarët janë sot më të qytetëruar, më të sqaruar dhe më europianistë, për të ndarë votën me ata që punojnë, ndertojnë dhe mbajnë premtimet, duke lënë “pas dere” ata që mbushin listat me emrat e kundërshtarëve politikë edhe në 2023.

Çdo kandidat i Berishës, ka gati sot listat “e zeza” me emrat e drejtorëve, zv.drejtorëve, inspaktorëve, shefave dhe punonjësve (deri pastruesve të rrugëve dhe zyrave) që do të ikin qysh javën e parë, në rast se ata fitojnë bashkitë. Hakmarrja e madhe pritet të nisë duke mos pyetur as për shkollimin, as specializimin, dhe as vitet e tyre të punës. Kjo shfaqje e turpshme, ka irrituar edhe më shumë qytetarët e çdo ngjyrimi politik (madje edhe demokratët) që shprehen se “ora e berishistëve ka mbetur në 1996”.

Vota e 14 Majit, natyrisht do të jetë për më të mirët, për ata që kanë punuar dhe ndryshuar pamjet e qyteteve tona, lagjeve dhe fshatrave, për ata që mbajtën premtimet dhe jo për ata që mezi presin “fitoren” për tu hakmarrë, dhe mbushur xhepat me para taksapaguesish. Vota e 14 Majit, do të jetë e peshuar mirë në krah të atyre që nuk braktisën Parlamentin dhe Keshillat Bashkiakë siç bëri PD, por u qëndruan besnikë intersave të çdo qytetari pavarsisht ngjyrimeve politike.

Next Post
“Shfrytëzove motrën për të bërë famë”! Sherr i ashpër mes Gerta Gixharit dhe Ronaldos : Boll shpife, mos e zgjat…

"Shfrytëzove motrën për të bërë famë"! Sherr i ashpër mes Gerta Gixharit dhe Ronaldos : Boll shpife, mos e zgjat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In