Kandidates së Partisë Socialiste për Bashkinë e Urës Vajgurore Juliana Memiaj, nuk është ndjerë mirë gjatë prezantimit të kandidatëve të majtë në Pallatin e Kongreseve.
Asaj i ka rënë të fikët në kohën që ishte në podium krah 60 kandidatëve të tjerë të mazhorancës për zgjedhjet vendore.
Ajo është përmendur vetëm pas shplarjes me ujë të pijshëm, ndërsa pas këtij momenti ka mbërritur edhe ambulanca dhe Memiaj është shoqëruar në spital.