• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidatë në gjurmët e baballarëve, nga vajza e Hajdarit te djali i Servet Pëllumbit

by A R
07/06/2017 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si po krijohen në Shqipëri dinastitë e familjeve në politikë. Cilët janë politikanët e rinj që po ngrihen mbi lidhjet e krijuar nga baballarët…

Politika nuk mund të jetë një gjë e trashëgueshme, por lidhjet dhe interesat e familjeve të ndryshme e bëjnë atë një profesion që kalon stafetën nga babai tek biri apo bija për të mos humbur këto lidhje dhe interesa.

Në vendet e tjera krijimi i familjeve politike është një gjë e zakonshme, por edhe në Shqipëri, pavarësisht kohës së shkurtër të demokracisë (27 vjet) ka nisur të ravijëzohen trashëgimtarët e rinj në politikë.

Vetëm në listat e fundit për deputetë të partive kemi disa mbiemra që atashohen menjëherë me emra të përveçëm aktorë të politikës apo pranë saj.

Pothuajse në shumicën e rasteve përfshirja e fëmijëve të politikanëve të vjetër në lista vjen me të vetmen meritë: të qënit fëmija e babait.  Por ka dhe nga ato raste kur fëmijët e kanë tejkaluar babain, siç mund të jetë Ben Blushi, djali i ish-deputetit Kiço Blushi apo Damian Gjiknuri, djali i ish-deputetit socialist, Lekë Gjiknuri.

Le t’i marrim me radhë disa nga prurjet e reja në lista që vijnë në politikë si trashëgimi familjare; ku ngjajnë dhe ku dallojnë nga baballarët.

Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit

Vajza simpatike që qëndroi krah Lulzim Bashës në çadër dhe më pas u kandidua në një vend të sigurtë në listën e Tiranës, vjen në politikë gati 20 vite pasi babai i saj u nda nga jeta. Rudina është vajza e themeluesit të PD-së, Azem Hajdari, i cili u vra para selisë së kësaj partie në shtator të vitit 1998. Vajza e “Heroit të Demokracisë” u shkollua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe u martua dhe ndërtoi jetën deri në momentin që krerët e partisë e thirrën që të vinte në Tiranë për të kontribuar në forcën ku i ati kishte pasur në fakt një jetë të vështirë politike me konflikte të hapura me ish-kreun e saj Sali Berisha.

Por Rudina në vitin 2009 u punësua në administratën shtetërore gjatë qeverisjes së Berishës. Ajo po tenton ta ngrejë imazhin e saj, pavarësisht se e di që mbiemri që mban shihet si shtysa kryesore pse është në krye të listës së PD-së.

Në daljen e saj të parë në elektorat gjatë prezantimit të kandidatëve të Tiranës, ajo tregoi se është akoma e papërgatitur për t’u përballur me të folurit në publik duke shfaqur shumë emocione që ndikuan dhe në gabime të mëdha gjatë fjalimit në prani të kryedemokratit Basha.

Bardh Spahia, i biri i Ali Spahisë

Një tjetër hyrje në listat e PD-së me një mbiemër që lidhet ngushtë me historinë e kësaj partie është ai i Bardh Spahisë, djali i ish-deputetit të ndjerë të PD-së, Ali Spahia. Bardhi ka punuar disa kohë këshilltar i presidentit Nishani e më pas ka drejtuar në selinë blu Departamentin e Emigracionit dhe Diasporës. Ai gjendet i katërti në listën e kandidatëve në qarkun Shkodër, i futur aty pas dorëheqjes së Ramiz Çobajt, kryetar i degës së PD-së së këtij qyteti.

I ati, Ali Spahia ka qenë mjek kirurg i nderuar dhe deputet i Partisë Demokratike në vitet 1991-1996. Ai ishte një ndër emrat që vinte nga shtresa e të përndjekurve politikë, pasi ishte arrestuar dhe dënuar në kohën e komunizmit për agjitacion e propagandë antikomuniste. Gjatë karrierës së tij politike në PD ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së, kryetar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës në Strasburg. Edhe pas vitit 1997 ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut të PD-së deri sa u nda nga jeta në vitin 2000.

Arben Pëllumbi, djali i Servet Pëllumbit

Servet Pëllumbi ose siç e njohin në PS si “Profesori i PS-së”, ka disa vite që është shkëputur nga politika aktive, por djali i tij është thirrur “nën armë” nga Edi Rama në listat e zgjedhjeve të 25 qershorit.

I painteresuar për politikë, por i tërhequr në jetën e tij ku angazhohej me biznes, Arben Pëllumbi krejt rastësisht e ka parë veten si trashëgimtar politik i familjes Pëllumbi në PS.  “Gjatë gjithë këtyre 27 viteve, të dyja pasionet e mia, biznes dhe politikë kanë “luftuar” herë pas here me njëri-tjetrën. Unë kam pasur propozime të ndryshme nga PS, sidomos mbas vitit 2005, por vetëm në fillim vitin 2017, pas një bisede shoqërore me kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, z. Edi Rama, sot jam pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të PS për qarkun Tiranë”- shprehet ai në një intervistë për GSH.

Kur Pëllumbi, babai, u tërhoq nga politika në vitin 2005, tha se po u linte radhën të rinjve; e si duket ka menduar se kishte ardhur koha t’ia linte të birit stafetën politike për t’a mbajtur mbiemrin në PS.

Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit

Në prag të fushatës së vitit 2009 skenën politike e tronditi një ngjarje e rëndë: vrasja e deputetit socialist të Fierit, Fatmir Xhindi. Ekzekutimi i tij në derën e shtëpisë mbetet sot e kësaj dite e pazbardhur, por Edi Rama me shpejtësi e zëvendësoi emrin e tij me atë të birit në listat e kandidatëve për deputetë të atij viti. Anduel  Xhindi ishte shumë i ri në atë kohë, por e pranoi “nderin” që i ofroi partia ku kishte milituar i ati. Ai u bë deputet shumë më vonë në vitin 2011 kur Ermelinda Meksi dorëzoi mandatin. Por tani duket se Xhindi i ri ka krijuar eksperiencën e tij në politikë dhe garon sërish në Fier krah Gramoz Ruçit duke bërë fushatë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Djali i Fahri Balliut

Në listat e këtij viti bien në sy edhe Klevis Balliu, djali i Fahriu Balliut, botuesi shumë i afërt me PD-në dhe i lidhur me interesat e kësaj partie prej shumë vitesh. Djali i Balliut kandidon në Pogradec në siglën e PD-së.  Ai është  pa eksperiencë në politikë, në CV-në e tij shënohet se puna e parë që ka bërë në jetë është “këshilltar i presidentit”, por lidhjet e të atit kanë dalë më të forta se CV-ja që duhej të kishte një kandidat për deputet në një rast meritokracie.

Dhe “Familja”

Edhe pse nuk gëzojnë asnjë post politik, e po ashtu nuk gjenden ndokun në listën e PD-së, si trashëgimtarë të të atit mbahen dhe fëmijët e ish-kryeministit e ish-kreut historik të PD-së, Sali Berisha. Argita me influencat e saj undergraund e Shkëlzeni me të tijat jo aq të maskuara, që të dy kanë rol në shumë zhvillime në kampin demokrat, me anë të emrave që kanë “investuar” aty.

Lulzim Basha është njëri prej tyre, ardhur në PD si mik i rrethit të miqve të Argitës në Kosovën e pasluftës. Por dallon Zeni vitet e fundit, i angazhuar dhe me qënrime publike në politikën e ditës. Megjithatë, zyrtarisht  mbeten jashtë saj, ndonëse me dorën brenda që lëviz parreshtur gurët në selinë blu. /tesheshi/b.d

Next Post
United çmendet: Ofertë rekord prej 180 milionë eurosh për rikthimin e Ronaldos

United çmendet: Ofertë rekord prej 180 milionë eurosh për rikthimin e Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In