• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

by E S
08/04/2026 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se PD ende nuk ka një emër me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm në Bashkinë e Tiranës.

Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku teksa u pyet për Florian Binajn, tha se opozita nuk do të shkojë në zgjedhjet lokale me kandidat të pavarur.

Sipas Alimehmetit, Binaj mund të garonte për Bashkinë e Tiranës vetëm nëse gjatë kësaj kohe do të përfshihej në strukturat e një subjekti politik opozitar.

“PD është në proces ristrukturimi. Zoti Binaj dha një kontribut shumë të çmuar. Ofroi figurën e vet për opozitën, integritetin e tij në një moment të vështirë për opozitën dhe për PD-në. Megjithatë në zgjedhjet e vitit 2027 nuk do shkohet me kandidatë të pavarur. Pra jemi duke folur për tipologjinë e kandidatëve. Në këtë drejtim nuk kemi dalë me emra të përvetshëm. Por nuk është çudi që Binaj të ketë edhe një trajektore brenda-partiake”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

Ndërkohë nga ana tjetër, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është shprehur se është një lajm pozitiv nëse Erion Braçe do të kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Duka tha se Braçe është një figurë që ka pëlqyeshmëri të lartë te të majtët në Shqipëri dhe se ka ndërmarrë nisma në interes të qytetarëve. Ai shtoi gjithashtu se besonte se pavarësisht dëshirës së Braçes, kryeministri Edi Rama nuk do ta pranonte kandidimin e tij në emër të PS-së për Bashkinë e Tiranës.

“Si e shikoni vetëofrimin e Braçes për kandidat për Bashkinë e Tiranës?”- e pyeti gazetari Dukën.

“Braçe është person pozitiv që gëzon simpati te të majtët, edhe më tej, për shkak të angazhimeve të veta personale dhe për shkak të kësaj problematike që ka mazhoranca. Sepse mazhoranca duke qenë e zhytur në korrupsion, populli e di shumë mirë se herë pas here kanë dalë në pah njerëz shumë të rëndësishëm që janë kapur gafil me vepra korruptive. Ndërkohë një njeri, që nuk ka qenë asnjëherë në asnjë lloj detyre, por ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme te PS, ngre gjithmonë probleme pro qytetarëve dhe zonave rurale, kjo do ishte pozitive për medimin tim. Sa më dëgjojnë mua? Bën vaki që mos të më dëgjojnë fare. Kjo mund të ndikojë edhe negativisht. Sepse të lavdëroj një njeri i opozitës një njeri të mazhorancës, nuk e di sesa pikë… Kështu që unë nuk besoj, pavarësisht se Braçe ka shprehur dëshirën, do të jetë ai kandidati për Tiranën. Rama e ka zgjedhur kandidatin për Tiranën. Kjo puna e Braçes nuk besoj se do ketë ndonjë të ardhme”, tha mes të tjerash Duka.

Më tej Alimehmeti foli edhe për një kandidim të mundshëm për kryetar të Bashkisë së Tiranës në emër të Partisë Demokratike. Alimehmeti nuk e mohoi kandidimin, por tha se vendimi do të merren nga Kryesia dhe forumet e tjera të Partisë Demokratike.

“A do ta konsideronit një kandidim të mundshëm për kryeqytetin?”, e pyeti gazetari-Alimehmetin.

“Është Kryesia e PD-së që do mblidhet, do e diskutojë. Ju e dini që në atë trajektore unë jam futur në vitin 2022. Kështu që ata janë të qartë mbi realitetin. Do ta diskutojnë dhe vendosin forumet drejtuese. Jemi shumë paraprake për të folur sot pas një viti që janë zgjedhjet. Edhe këto diskutime i shoh paraprake në këtë drejtim”, shtoi Alimehmeti.

Next Post
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In