• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandiç: Ja pse Vuçiç gëzon mbështetjen e BE-së

by Java News
28/06/2017 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur serb, Aleksandër Vuçiç gëzon një përkrahje të madhe. E kjo vërehet qartazi edhe në fitoren e tij, përderisa ishte ende kryeministër dhe lider i partisë politike. Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, në Rubikon të KTV’së, mbështetjes së tij i jep edhe kah tjetër.

Sipas saj, është edhe Bashkimi Evropian i cili tashmë i jep një mbështetje të tillë Vuçiçit.

E kjo sepse ai në sytë e tyre shihet si një ndër personalitetet politike që garanton stabilitet rajonal. Pikërisht, çfarë BE kërkon te një politikan e sidomos në periudhën në të cilën gjendet ata, thotë Kandiç.

“Evropa kapet për secilin që shihet si politikan që mund të ruajë stabilitetin e jo vetëm në komunitetin e tij por edhe në rajonin e gjerë. E Vuçiçi njihet si politikan i tillë dhe ai e pranoi këtë shumë mirë dhe punon në promovimin e personalitetit të tij politik si garantues i stabilitetit rajonal.

E kjo është vështirë të ndërlidhet me gjithë atë strukturën e tërë rajonit të ish-Jugosllavisë, që të gjitha këto shoqëri janë shoqëri pas konfliktit, dhe që secila duhet të ndërtojnë infrastrukturën e rrugët e tregun e përbashkët por të gjitha këto shtete duhet të jenë në situatë të njëjtë dhe Evropa duhet të tregojë kujdes të njëjtë ndaj të gjithëve”, ka thënë Kandiç.

E në raport me Kosovën, përsëri Vuçiq përdori armën për afrim ndaj BE-së. Kandiç thotë se ai filloi normalizimin me Kosovën dhe përdori fjalimet e BE-së.

“Ekziston në media njëfarë gjuhe për kriminelët e luftës, terroristët, për të gjithë përfaqësuesit e pushtetit si kriminel, e kjo gjuhë në media më nuk ekziston”, ka thënë ajo.

“Bëri disa hapa me të cilët mendoj, jo vetëm unë, që janë hapa përparimtarë krahasuar me Tadiçin, por përnjëherë u krijua përshtypja se kur përmendet barazia apo anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, atëherë del në sipërfaqe njëfarë urrejtje njëfarë nevoje që të mos lejohet asnjë hap para.

Ministri ynë i Jashtëm e shumë politikanë, haptas lobojnë që Kosova mos të pranohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare sportive apo çfarë do. Dhe kjo konsiderohet veprimtari politike që kinse është në interes të Serbisë dhe qytetarëve dhe ndaj kësaj nuk reagojnë as Evropa, as komisari për fqinjësi të mirë që është e çuditshme”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
‘Gjykatës me 8 shtëpi duan të pengojnë Vettingun’, Rama: Nuk do të lëkundemi

Fituan vlerat euro-atlantike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In