• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kanceri i mori jetën në moshën 14 vjeçare, prindërit akuzohen për “vrasje me dashje”: Besuam te mjekësia alternative, nuk donim t’i..  

by Os De
21/10/2025 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luigi Gianello dhe Martina Binotto janë prindërit e Francesco Gianello-s, i cili humbi jetën në moshën 14-vjeçare për shkak të një tumori, ku sot ata akuzohen për vrasje me dashje të djalit të tyre. 

Sipas prokurorit Paolo Fietta, vdekja e të birit mund të jetë shkaktuar ose përshpejtuar nga vonesa e qëllimshme në diagnostikim dhe fillim të trajtimit mjekësor, për shkak të zgjedhjes së vetë prindërve për të ndjekur alternativa të paprovuara nga mjekësia. 

Në vend të trajtimit onkologjik të rekomanduar nga mjekët, çifti iu besua një mjeku venecian të regjistruar dhe dy terapistëve që ndjekin doktrinën e njohur si teoria e Hamer-it. 

Kjo teori, e shpikur nga ish-mjeku gjerman Geerd Hamer, hedh poshtë trajtimin tradicional të sëmundjeve dhe i sheh sëmundjet, përfshirë kancerin, si pasojë e një konflikti të pazgjidhur emocional që vetë organizmi mund ta tejkalojë në mënyrë natyrale. 

Në një intervistë për Corriere della Sera, prindërit tregojnë historinë e tyre, duke rrëfyer dhimbjen, ndjesitë e fajit, por edhe arsyet që i shtynë të shmangin mjekësinë konvencionale. 

“Kam dashur gjithmonë të kem një djalë dhe ta quaj Francesco, një emër që përçon force. Francesco lindi në shtëpi me ndihmën e një mamie. Ishte i dashuruar me natyrën, i pëlqente të ecte zbathur mes pemëve”, tregoi i ati. 

Nëna, Martina Binotto, ndez një qiri para fotos së të birit dhe kujton një nga momentet e fundit të lumtura. “Kjo foto është bërë në Abazinë e Novacella-s. Po priste radhën për një aktivitet në pyll. E zgjodha këtë foto për varrin e tij, sepse dukej i qetë dhe i lumtur, ndryshe nga tjetra ku ishte i trishtuar”, tha ajo. 

Simptomat e para të sëmundjes së djalit u shfaqen në dhjetor të vitit 2022 me dhimbje të forta në këmbë. Pas një rezonance magnetike në Spitalin Rizzoli të Bolognës, mjekët u kishin thënë familjarëve se djali mund të ketë një tumor ndërsa rekomanduan kryerjen e biopsisë dhe një PET, por procedurat anulohen. 

“Na tha doktori që biopsia mund të përhapte sëmundjen, ndaj nuk duhej bërë. Na mbushi me frikë”, tregon Gianello. 

Edhe pse mjekët nuk i aprovuan largimin e djalit nga spitali, prindërit e morrën përsipër vendimin dhe e transferuan atë në Padova, ku doktori, i njohur për përhapjen e ideve të Hamer-it, i sugjeron prindërve të kërkojnë “konfliktin emocional” që sipas tij kishte shkaktuar osteosarkomën e Francescos. 

“Doktori thoshte se gjithçka lidhej me ndjesitë e pafuqisë të Francescos, përjashtimi nga ekipi i futbollit, një përplasje me një mësues, ose presioni im ndaj tij për shkollën”, kujton babai. 

“Sipas tij, sëmundja ishte një simptomë e procesit të shërimit. Mjaftonte të zgjidhej konflikti, dhe organizmi do e rregullonte vetë”, shtoi ai. 

Për kimioterapinë, doktori ishte i prerë, nuk duhet përdorur. Në vend të saj, rekomandoi argjilë, anti-inflamatorë, trajtime natyrore dhe ndryshim ambienti. Francesco nuk mori asnjë trajtim mjekësor zyrtar për disa javë. 

Më pas, prindërit njohën dy terapistë të tjerë, të cilët i sugjeruan të largoheshin nga Italia, fillimisht në Egjipt, më pas në Valdibrucia, një komunitet alternativ në Toskanë që promovon “vetëshërimin emocional”. 

“Në fillim nuk kuptuam që nuk ishte një qendër mjekësore. Dukej si një vend relaksues, me ushqim të shëndetshëm, diell dhe ushtrime fizike. Gruaja ime hoqi dorë nga puna për t’i qëndruar pranë Francescos. Por gjendja e djalit përkeqësohej me humbje shikimi, vështirësi në lëvizje, dhimbje të forta”, tregoi i ati. 

Kur gjendja u bë e pashpresë, Francesco u dërgua në urgjencën e Perugias. Atje, pas hetimeve dhe analizave, djali iu nënshtrua radioterapisë dhe trajtimeve paliative. 

“Në Perugia pamë më shumë përkujdesje dhe njerëzillëk”, thotë Martina. “Edhe pse ishin muajt e fundit, pati momente të bukura. Për ditëlindjen e Francescos, shokët dhe shoqet e shkollës steineriane i bënë një vizitë surprizë.Ishte i rritur. Ndryshe. Kishte pranuar të rruante kokën, diçka që dikur e refuzonte kategorikisht.” 

Francesco përfundoi klasën e nëntë dhe ndoqi disa leksione të vitit të parë të gjimnazit.Më 5 tetor të dy viteve më parë, u kthye në shtëpi në Vicenza për trajtim paliativ dhe pas pak ditësh, ndërroi jetë. 

Sot, peindërit shprehen të penduar për zgjedhjet e tyre. 

“Nuk vepruam kurrë me qëllimin për t’i bërë keq djalit tonë. Por kur përballesh me këtë realitet, nuk mendon qartë. Në Bologna nuk morëm ndihmën psikologjike që na duhej”, than ata. 

“Nëse dikush dëshiron të ndjekë metoda alternative, mos i aplikoni te fëmijët. Mund ta provoni për veten tuaj, por jo për ta. Nuk ka justifikim për këtë”, u shpreh e ëma. 

Sot ata e kuptojnë rrezikun.“Sëmundjet janë të ndërlikuara. Askush nuk i njeh shkaqet me saktësi. E vetmja gjë që kemi mësuar është kjo: shko në spital. Edhe nëse do të ndjekësh teori të tjera, mos përjashto mjekësinë.” 

Next Post
Rama batuta në Londër: Trump ka gjithmonë të drejtë! Jam më i gjati ndër liderët, por…

Rama batuta në Londër: Trump ka gjithmonë të drejtë! Jam më i gjati ndër liderët, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In