• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kanceri i lëkurës, ja cilat janë shenjat paralajmëruese

by Java News
25/08/2015 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkaku kryesor i kancer-it të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet (UV).

Dielli prodhon rrezatimin UV, por edhe aparaturat estetike, siç janë solaret janë burim i prodhimit të tyre.

Pjesa më e madhe e vendeve mesdhetare kanë nivele të larta të rrezeve UV gjatë gjithë vitit. Ky rrezatim nuk mund të shihet ose të ndihet por mund të shkaktojë:

-Djegie nga dielli;

-Plakje të parakohshme të lëkurës;

-Dëmtim të qelizave të lëkurës, që çojnë në krijimin e kancerit të lëkurës.

Kanceri i lëkurës është i lidhur me dy faktorë: ekspozimin e njeriut gjatë gjithë jetës ndaj rrezeve UV dhe një numër të konsiderueshëm të djegieve që ato kanë patur.

Kërkuesit sugjerojnë që ndërkohë që qelizat e lëkurës janë dëmtuar shpesh në fëmijëri, mund të jetë ekspozimi diellor në moshën madhore që bën që këto qeliza të dëmtuara të kthehen në kanceroze.

Kush është në rrezik?

Çdonjeri mund të zhvillojë kancerin e lëkurës, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo shëndeti i përgjithshëm. Megjithatë, disa njerëz kanë një rrezik më të lartë të kancerit të lëkurës sesa të tjerët.

Ju mund të jeni në një rrezik të lartë, nëse ju keni:

-Quka të shumta në trupin tuaj;

-Një histori familjare ose personale të melanomë-s;

-Periudha të rralla, por intensive të ekspozimit ndaj rrezatimit UV, veçanërisht nëse ky ekspozim rezulton në djegie (të tilla si në pushime ose gjatë aktivitetit rekreativ);

-Lëkurë që digjet shpejt;

-Flokë të kuq ose bjond dhe sy jeshilë ose blu;

-Një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar), që mund të jenë shkak për ilaçe të caktuara që e shtypin atë.

-Njerëzit me lëkurë të errët kanë një mbrojtje më natyrale kundër kancerit të lëkurës sepse lëkura e tyre prodhon më shumë melaminë sesa lekura me ngjyrë të hapur.

Flisni me doktorin tuaj në lidhje me rreziqet për kancerin e lëkurës. Dermatolog-u juaj mund t’ju japë këshillat rreth kontrollit të lëkurës tuaj.

Shenjat paralajmëruese

Kancer-ët e lëkurës nuk duken të gjithë njëlloj, por janë disa shenja ndaj të cilave duhet kujdesje:

-Një pikë që është e ndryshme nga pikat e tjera në trup;

-Një pikë që ka ndryshuar në formë, përmasë ose ngjyrë;

-Një plagë që nuk shërohet;

-Një pikë që ka gjakderdhje.

Është e rëndësishme për të njohur lëkurën tuaj. Ekzaminimi i lëkurës tuaj do t’ju ndihmojë që të vini re ndryshimet dhe të mësoni se çfarë është normale për ju.

Nëse ju shihni ndonjë gjë të re ose të ndryshme në lëkurë, shkoni menjëherë tek dermatolog-u juaj. Kancerët e lëkurës që janë gjetur ose trajtuar herët kanë nevojë për trajtime më pak invazive ose për një prognozë më të mirë.

Po në lidhje me pikat që nuk janë kanceroze?

Jo të gjitha pikat që shfaqen në lëkurën tuaj janë kanceroze. Megjithatë pikat e shkaktuara nga dielli janë shenja paralajmëruese që lëkura juaj ka patur një ekspozim të tepërt diellor dhe ju mund të jeni në një rrezik të lartë ndaj zhvillimit të kancerit të lëkurës.

Qukat

Quka është një rritje normale në lëkurë. Qukat shfaqen kur qelizat e prodhimit të pigment-it në lëkurë rriten në grup. Qukat janë shumë të zakonshme. Disa njerëz kanë shumë quka në lëkurë dhe kjo mund të trashëgohet nga familjarët. Ekspozimi i tepërt në diell, veçanërisht në fëmijëri, mund të çojë  në zhvillimin e sa më shumë qukave në lëkurë.


Nevuset displazike

Quka që ka një formë të parregullt dhe një ngjyrë jo të njëllojtë  quhet nevus displazi-k. Njerëzit me shumë nevuse displazike janë në një rrezik të lartë të të zhvilluarit të melanomë-s. Nëse ju keni këto quka, ju duhet të kontrolloni rregullisht lëkurën tuaj për ndonjë ndryshim dhe të shihni për pika të reja në lëkurë. Nëse ju vini re ndonjë ndryshim duhet të shkoni menjëherë tek doktori juaj.

Njollat diellore (keratozat diellore)

Pikat e kuqe të lëkurës janë quajtur njolla diellore (keratozë diellore). Ato zakonisht ndodhin tek njerëzit mbi moshën 40 vjeçare në zonën e lëkurës të ekspozuar ndaj diellit, siç është koka, qafa, duart dhe këmbët. Disa keratoza diellore mund të zhvillohen në karcinoma bazoqelizore.

Next Post

Basha: Qeverisë i mungojnë 160 milionë dollarë në 7 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

February 23, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

February 23, 2026
“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In