• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanceri i gjirit/ Tomini: Shqipëria regjistron 6000 raste të reja në vit!

by
21/10/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme në ambientet e QSUT-së është zhvilluar aktiviteti në kuadër të luftës së kancerit të gjirit.

E pranishme në këtë dëgjese ishte zv ministrja e shëndetësisë Eugena Tomini, e cila theksoi se kanceri i gjirit zë 12% të rasteve të reja në vit.

“Shqipëria regjistron 6000 kancer të reja në vit. Në 2019 janë shënuar 224 vdekje nga kanceri i gjirit. Ndërsa 5000 gra vuajnë aktualisht nga kanceri i gjirit. Sa i përket moshave 30-70 vjeç, vdekshmëria është në ulje”, u shpreh ajo.

Më tej Tomini theksoi se vdekjet kanë rënë nga 20 vdekje për 100  mijë banorë në 2015 në 17 vdekje për 100 mijë banorë në 2019.

 

 

“Dua të shtoj se në një vit janë realizuar 20 mijë mamografi, ndërsa 31 barna antitumoral rimbursohen nga shteti”, u shpreh ajo.

Gjithashtu deputetja Orjola Pampuri e pranishme në këtë aktivitet , falënderoi mjekët për përkushtimin e tyre edhe në kushtet e vështira pandemike.

“Falënderoj mjekët për punën e bërë gjatë gjithë kohës veçanërisht gjatë pandemisë. Gjatë denoncimeve tona nuk kemi shenjëstruar asnjëherë punën e mjekëve ata kanë qenë dhe janë heronj”, tha ajo.

Deputetja e PS-së , Klodiana Spahiu tha se bashkëpunimi mes deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë mundësoi krijim e regjistrit kombëtar të të sëmurëve me kancer.

“Bashkëpunimi mes deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë mundësoi krijim e regjistrit kombëtar të të sëmurëve me kancer. Tani është koha për të rishikuar ligjin për kujdesin paliativ që është shtyrë për shkak të pandemisë”, tha më tej ajo.

Në këtë takim, shefja e ISHP-së Albana Fico, i bëri thirrje të gjitha grave që të mos neglizhojnë në asnjë moment trajtimin mjekësor.

Gjatë fjalës së saj Fico tha se nga kanceri nuk janë të prekura vetëm gratë, por edhe burrat me forma shumë të rënda.

“Kanceri po prek jo vetëm gratë por edhe burrat edhe në forma shumë të rënda me fatalitete”, ka thënë Fico.

Vëmendja u ndal edhe tek kostot që duhen për të trajtuar këtë sëmundje.

Doktoresha Silvana Çeliku, u shpreh se kostot mjekësore janë shumë të mëdha dhe është e vështirë që të mbulohen të gjitha.

Gjithashtu theksoi se sot fatmirësisht ka protokolle mjekësore të kurimit si dhe aparatura të reja si akseleratori linear.

“Kostot mjekësore të kancerit janë shumë të mëdha edhe për shtete shumë më të zhvilluara se Shqipëria dhe ne e dimë se nuk mundet dot që të mbulohen të gjitha kostot, por fatmirësisht ne sot kemi protokolle mjekësore të kurimit si dhe aparatura të reja si akseleratori linear. Për kancerin e gjirit kemi mbulesën më të mirë me kura në raport me sëmundjet e tjera tumorale.

Mund të kemi pasur vonesa në kura të caktuara po janë çështje të planifikimit që nuk mund të parashikohen me saktësi ndaj dhe planifikimet bëhen çdo 4 muaj dhe jo një vjetore që të mos mbesë asnjë grua pa kurë citostatikësh për kurimin kancerit të gjirit”, tha ndër të tjera Çeliku.

/b.h

Next Post
Horror në Afganistan, talebanët i presin kokën volejbollistes dhe e postojnë në rrjetet sociale

Horror në Afganistan, talebanët i presin kokën volejbollistes dhe e postojnë në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In