• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kanceri dhe mjekimi gjatë shtatzanisë

by A R
25/01/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sëmundjet malinje shpesh paraqiten në moshë më të vjetër. Dekadave të fundit më shumë gra, për shkaqe të arsyeshme ose të paarsyeshme, vendosin ta anulojnë shtatzëninë deri në dekadën e fundit të jetës dhe prandaj shoqërimi i shtatzënisë me sëmundjet malinje bëhet problem mjaft i shpeshtë.

Dr. Zllatko Pallçevski, gjinekolog obstetër në Spitalin Acibadem Sistina – sqaron se pas përmirësimit të shkallës së mbijetesës për shumë sëmundje malinje, të cilat paraqiten në periudhën riprodhuese nga gjinekologët kërkohet t’i njohin procedurat për ruajtjen e fertilitetit (aftësi për të mbetur shtatzënë dhe lindje) gjatë mjekimit.

Ai shton se, gjithashtu, është u nevojshëm këshillimi prenatal i grave të reja të mjekuara nga sëmundjet malinje të cilat e planifikojnë të mbeten shtatzënë.

Por, edhe te ne edhe në Evropë, për shkak të numrit të vogël të rasteve, gjatë standardizimit të protokolleve për diagnozë dhe mjekim. Kanceri dhe riprodhimi human është fushë e cila i lidhë më shumë specialitete të ndryshme. Mjekimi i shtatzënave të cilat janë të sëmura nga kanceri, si dhe mjekimi i grave të reja të cilat kanë kancer dhe dëshirojnë të mbeten shtatzënë është shumë delikat dhe kërkon njohuri shkencore për rreziqet e shoqëruara me mjekimin. Gratë e reja te të cilat janë të lidhura kanceri, dëshira për të mbetur shtatzënë ose shtatzënia aktuale mund të mjekohen në mënyrën më optimale në bazë të njohurive bashkëkohore.

PROCEDURAT DIAGNOSTIFIKUESE

Sëmundjet më të shpeshta malinje gjatë shtatzënisë janë: kanceri i qafës së mitrës, gjirit, vezores, endometriumit, ndërsa më rrallë melanoma e lëkurës, leukemia, limfoma, etj. Veçanërisht e rëndësishme është inkuadrimi i pacientes dhe partnerit të saj në vendimmarrje për informimin adekuat për opsionet e mundshme, rreziqet dhe rezultati për nënën dhe frytin në krahasim me procedurat diagnostifikuese dhe terapeutike.

Procedurat themelore diagnostifikuese janë: anamneza e hollësishme personale dhe familjare, inspektimi, palpacioni, kontrolli bazik bimanual, analiza laboratorike e gjakut dhe analiza e markerëve specifik të tumorit,   biopsia e ndryshimit për vërtetim listo-patologjik.

Procedurat më të shpeshta plotësuese diagnostifikuese janë: ultrazëri, i cili është shumë i rëndësishëm për t’i dëshmuar ndryshimet dhe nuk ka rrezik për nënën dhe frytin. Rezonanca magnetike – MRI gjithashtu është procedurë e sigurt diagnostifikuese, por pa përdorimin e mjetit të kontrastit. Rëntgeni – i kraharorit dhe mamografia mund të aplikohen me mbrojtje fizike (të plumbit) në pjesën e mitrës. Tomografia kompjuterike – CT nuk është e lejuar, përveç në gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të rrezatimit jonizues. Scintigrafia nuk rekomandohet. TPE skanimi gjithashtu është koftra i indikuar.

Incidenca e procedurave jo obstetrike kirurgjike në shtatzëni lëvizë nga 0,75 deri 2 %.

Intervenimet më të shpeshta kirurgjike gjatë shtatzënisë të cilat nuk ndërlidhen me sëmundjet malinje janë apendektomia (heqja e zorrës qorre), pastaj cista e vezores, heqja e tëmthit, lëndimet traumatike etj.

PARIMET E MJEKIMIT TË KANCERIT NË SHTATZËNI

Diagnoza dhe terapia e sëmundjeve malinje në shtatzëni është sfidë e madhe edhe për obstetrin edhe për kirurgun, pasiqë që të dy përpiqen që të zbatohet mjekimi i nënës dhe të ruhet shtatzënia. Për trajtimin optimal nevojitet qasje shumë disiplinore. Vendim të përbashkët duhet të sjellin pacienti, gjinekologu – onkologu, patologu, obstetri dhe pediatri – neonatologu. Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” këto raste mjekohen me rekomandim të Komisionit profesional për sëmundje malinje në përbërje të zgjeruar, ku merr pjesë edhe psikologu.

Rekomandimet e lidhura me operacionin klasik ose të hapur gjatë shtatzënisë thonë, nëse është e mundur, kjo të anulohet deri në një periudhë optimale, gjegjësisht të realizohet gjatë tremujorit të dytë, nga java e 14 deri në javën e 18 të shtatzënisë, që të zvogëlohet përqindja e aborteve spontane, ndërsa të ketë kontroll më të mirë në fushën operative. Nëse realizohet në mënyrë laparoskopike, është e sigurt në cilëndo qoftë javë të gestacionit, edhe për nënën edhe për frytin. Në tremujorin e parë më e mirë është qasja në fushën operative, por përqindja e aborteve spontane është e rritur. Në tremujorin e tretë është e vështirësuar qasja në fushën operative dhe nevojitet të vëzhgohet gjendja e frytit. Më shpesh, pas pëlqimit paraprak të nënës, në këtë periudhë qaset drejt prerjes cezariane dhe eksploarimit kirurgjik për sëmundjet malinje.

Lidhur me anestezionin që përdoret gjatë intervenimit, sot nuk ekziston dallim për anomalitë e frytit te pacientet e operuara gjatë shtatzënisë dhe gratë shtatzëne jo të operuara. Dozat e zakonshme të anestetikëve, realaksuesit muskulor dhe analgjetikët nuk kanë ndikim negativ mbi frytin përveç nëse intervenimi operativ nuk zgjatë më shumë orë.

Krahas trajtimit kirurgjik, gjatë kancerit të diagnostifikuar në shtatzëni, veçanërisht gjatë leukemisë dhe limfomës, për mjekim mund të përdoret edhe hemoterapia. Nëse është e domosdoshme, kjo është më e sigurt në periudhën prej javës 14 deri 35 të shtatzënisë, Megjithatë, efekti varet nga lloji i malignomit, periudha e shtatzënisë dhe nga tipi i ilaçeve hemoterapeutike. Vendimin e fundit e sjell pacientja, nëse do të mjekohet ose do ta vazhdojë shtatzëninë.

Radioterapia – terapia me rrezatim nuk rekomandohet para përfundimit të shtatzënisë.

LINDJA TE SHTATZËNAT ME KANCER

Duhet të preferohet mënyra natyrore – vagjinale e lindjes. Përparësitë e lindjes vagjinale te pacientet onkologjike janë: humbja e vogël e gjakut, rrezik i zvogëluar nga infektimet, kohëzgjatja e shkurtër e hospitalizimit, prezervacioni më i mirë i funksioneve riprodhuese. E gjithë kjo është mjaft e rëndësishme për pacientet të cilët kanë pranuar hemoterapi para lindjes.

Lindja me prerje cezariane, nëse nuk ka indikacion obstetrik, bëhet në raste më të rralla, gjegjësisht gjatë kancerit cervikal, metastazave në eshtrat e gjata dhe eshtrat e legenit, si dhe gjatë metastazave në tru.

PËRFUNDIM: Është e domosdoshme qasje individuale ndaj çdo pacienti me kancer në shtatzëni për rezultat optimal nga mjekimi

Next Post

Protestë pranë godinës së PS nga disa socialistë, Berisha: Meta i çan partinë Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In