• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kancelarja gjermane: Ballkanit t’i japim ndihmë ekonomike, jo azil

by Java News
27/08/2015 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili përfaqëson liderët e Ballkanit, dhanë sot një0 konferencë të përbashkët shtypi në mbyllje të Samitit të Vjenës.

Duke shprehur tronditjen mbi tragjedinë e 50 klandestinëve, të cilët u gjendën të vdekur në një kamion në Austri, Merkel theksoi se “ky është një paralajmërim për Europën për të ofruar solidaritet dhe për të gjetur një zgjidhje”.

Merkel gjithashtu theksoi se, vendet nga Ballkani Perëndimor që aspirojnë të jenë kandidate për në Bashkimin Europian, apo presin çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, duhen ndihmuar në prizmin ekonomik, por jo në çështjen e azilit. Azil politik për njerëz që vijnë nga këto shtete nuk do të ketë. Azil do të përfitojnë vetëm persona që vijnë nga Siria a vende të ngjashme, ku lufta po u merr jetën. Ky ishte mesazhi në mbyllje të Samitit të Vjenës, fjalë që u shprehën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Jemi të tronditur se rreth 50 persona humbën jetën në një situatë ku kriminelët që i morën përsipër nuk u kujdesën për këta emigrantë. Aty ku menduan se do ishin të sigurt, ata vdiqën. Ka nevojë për ta zgjidhur këtë problem, problemin e migrimit me anë të frymës dhe solidaritetit. Fatmirësisht, në Europë nuk kemi luftë prej Luftës së Dytë Botërore, por e kemi detyrim historik për të mbështetur njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe strehë, sidomos ata nga zonat e luftës dhe krizës. Të gjithë e dinë si është situata në Siri dhe është në dorën e Europës të ndërhyjë. Pra ta zgjidhim çështjen e migrimit me frymën e solidaritetit. Vendet anëtare të BE janë të gatshme ta bëjnë këtë dhe do e diskutojë me urgjencë. Kemi folur për vende të Ballkanit Perëndimor duke pasur parasysh dhe sfidat që kanë. Ne si BE duhet t’ua lehtësojmë këtë barrë, dhe njerëzit që kërkojnë azil, dhe vendet që janë kandidate apo do të nisin negociatat, mund të shikojnë të drejtat e tyre të njeriut, duhet t’u japim një stimul ekonomik këtyre vendeve. Fatkeqësisht duhet t’u themi këtyre njerëzve që vijnë nga këto vende, se nuk kanë shanc të marrin azil sepse azilin do e fitojnë vetëm ata që vijnë nga vendet e luftës”, tha Merkel.

Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shprehu rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Vuçiç theksoi se vendet e rajonit nuk duan vetëm mbështetje monetare, por kërkojnë mbështetje politike dhe përkrahje.

“Është e rëndësishme të dëgjosh shqiptarët e serbët t’i drejtohen Europës për ta bindur për përpjekjet e tyre në rrugën e integrimit. Ne shprehim ngushëllime për 50 viktimat që janë gjetur sot në një kamion në Austri. Duke besuar se puna e përbashkët është e vetmja alternativë, them se është me rëndësi që të fokusohemi në procesin për të ndryshuar veten tonë. Jemi të gatshëm të marrim barrën tonë për çështjen e emigrantëve në mënyrë serioze. Nuk e shohim BE-në si një bankomat, por si një organizëm që ka shumë institucione, që punojnë shumë dhe ndajnë vlera të rëndësishme. Ne nuk kërkojmë vetëm mbështetje monetare, por mbështetje politike. Ne do punojmë shumë më tepër. Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Edhe pse vijmë nga kombe të ndryshme, ndajmë pak a shumë të njëjtat vlera”, tha Vuçiç.

Next Post

Kur grekët shembnin xhaminë në Janinë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prefektin e Tiranës s’e kuptova pse është këtu”- Kryeministri Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sokol Sadushin, ish-presidentin Topi, Fidel Yllin dhe… (VIDEO)

“Prefektin e Tiranës s’e kuptova pse është këtu”- Kryeministri Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sokol Sadushin, ish-presidentin Topi, Fidel Yllin dhe… (VIDEO)

August 14, 2026
Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

August 14, 2026
Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

August 14, 2026
Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

August 14, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

August 14, 2026
Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

August 14, 2026
“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com