• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kancelari Kurz takon Ramën: Disa vende kanë skepticizëm për probleme të tyre brendëshme që s’lidhen me Shqipërinë

by Java News
30/05/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri austriak Kurz ka pritur sot në Vienë kryeministrin Edi Rama, takim në të cilin ai ka nënvizuar rishtazi mbështetjen e fortë të Austrisë ndaj Shqipërisë dhe Ballkilanit Perëndimorë në rrugën e integrimit. Pjesë e këtij takimi ka qenë dhe forcimi i masave për ndalimin e fluksit të emigrantëve në drejtim të Austrisë. Shefi i qeverisë austriake ka theksuar se vendi i tij është i gatshëm që të ndihmojë policinë shqiptare si në nivel teknik, por edhe materiale duke ofruar mbështetje financiare, si dhe policë austrik me qëllim ndalimin e fluksit të emigrantëve.

“Shqipëria është e gatshme që të luftojë emigracionin ilegal”, deklaroi Kurz.
Kancelari theksoi se ka disa vende skeptike në lidhje me hapjen e negociatave, që kanë të bëjnë me problemet e tyre të brendëshme dhe jo me Shqipërinë. “S’mund të them ende nëse do ketë një finalizim”, theksoi Kurz.

“Të gjitha vendet e BE kanë nevojë për një perspektivë Europiane. Më parë ka pasur tensione për shkak të probleme etnike apo të tjerave politike. Stabiliteti në Ballkan do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet edhe në vendin tonë. Folëm për emigracionin ilegal dhe rrugën nga Shqipëria që po ndjekin klandestinët nga lindja. Dëshiroj ta falënderoj Ramën, që në Shqipëri është gatishmëria për të luftuar emigracionin ilegal. Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar edhe mbështetjen tonë. Rama më kërkoi ta mbështes dhe unë i kam premtuar mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera që janë në rrugën e re të Ballkanit për të luftuar emigracionin ilegal. Do ta mbështesim me policë të rinj, por edhe në fusha të tjera. Së bashku me Ministrin e Brendshëm që së bashku me partnerët e tjerë që të ndalojmë fluksin e emigrantëve. Negociatat? Nuk mund të jap siguri të qartë për këtë, ka disa shtete që për shkak të problemeve të tyre të brendshme e kanë të vështirë të thonë ‘PO’ por ka një dëshirë të plotë që Shqipëria të vijojë rrugën e reformave. Ka një mundësi të mirë që të shkojmë në rrugën e reformave”, deklaroi Kurz.

Rama
Austria është një avokat i paçmuar në rrugën tonë drejt integrimit dhe unë dua ti shpreh kryeministrit dhe qeverisë austriake mirënjohjen tonë. Shikojmë një progres në marrëdhëniet bilaterale, aspektin ekonomik, por edhe përmirësimit të marrëdhënieve brenda rajonit tonë. Në 6 muajt e ardhëm në Presidencën austriake, dëshirojmë që të shtyjmë projektin e lancuar nga unë dhe Vucic për tregut e përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Përsa i përket emigrantëve që lëviznin nga Greqia për të ardhur në Europë. Kemi një fluks që rritet, por që për momentin ka qenë i kontrolluar prej nesh, por na duhet bashkëpunim për të shmangur rishfaqjen e skenave që tronditën Europën. Kemi dakordësi të plotë për bashkëpunim me Austrinë dhe vendet e tjera. Përsa i përket negociatave Shqipëria e meriton.

 

ma.me/javanew.al

Next Post
Ambasadori rus në Beograd: Mbështesim ndarjen e Kosovës nëse Serbia mendon se është zgjidhje

Ambasadori rus në Beograd: Mbështesim ndarjen e Kosovës nëse Serbia mendon se është zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In