• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

by Os De
17/10/2025 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhëshme, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz bëri thirrje, që Europa ta përmbushë më me energji rolin e saj si “fuqi e paqes”. 

“Europa duhet t’i shfrytëzojë më me vendosmëri dhe më me unanimitet mundësitë e saj dhe ta verë në veprim fuqinë e saj për të formësuar një botë më të mirë”, kërkoi Merz në deklaratën qeveritare në Bundestag lidhur me takimin e nivelit të lartë. 

Marrëveshja e paqes për Gazën tregoi, se veprimi politik bën dallimin. Njëkohësisht Europa edhe ushtarakisht duhet të bëhet më e fortë, theksoi kancelari 

Merz: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase 

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së javën e ardhëshme të enjten dhe të premten (23.10 – 24.10. 2025) do të takohen në Bruksel në samitin e tyre të vjeshtës. Eshtë e zakonshme që në prag të takimeve të tilla jepen deklarata qeveritare. Një projekt qendror i kancelarit në këtë takim do të jetë kërkesa, që të përdoren pasuritë ruse të ngrira në valën e sanksioneve. Edhe në samitin e Kopenhagës në fillim të tetorit Merz e vuri në dukje këtë çështje dhe pret tani që në Bruksel të ketë vendime konkrete. 

Merzsynon që pasuritë e Bankës Qendrore ruse për kredi në vlerën e 140 miliardë eurove të përdoren për ta armatosur Ukrainën që të forcojë luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë sulmuese. 

Plan aksioni kundër kërcënimeve hibride nga Rusia 

Ndaj kërcënimeve nga Rusia qeveria gjermane do të reagojë me një plan aksioni të zgjeruar për mbrojtjen nga rreziqet hibride. Këshilli kombëtar i sigurisë brenda pak ditësh në mbledhjen konstituuese të tij do të konsultohet për këtë, tha kancelari. Ai akuzoi Rusinë, se do të destabilizojë Gjermaninë dhe Europën – me sabotime dhe vrasje, me sulme kibernetike dhe disinformim të qëllimshëm. 

“T’u jepet fund ekzgjarimeve me rregullore” 

Merz në samitin e BE-së do të këmbënguli edhe për përparim drejt forcimit të aftësisë së konkurrencës së ekonomisë së Bashkimit Europian. “Europa do të bëhet më produktive, nëse ndryshon rrënjësisht”, tha ai. Kjo do të thotë: “T’u jepet fund ekzagjerimeve me rregullore, procedura më të shpejta, tregje të hapura, më shumë inovacion, më shumë vepra konkrete në vend të ngurrimeve.” 

Kreu i partisë kristiandemokrate i bëri thirrje Komisionit të BE-së, që të paraqesë propozime konkrete të mëtejshme për reduktimin e burokracisë. Me hapat e deritanishëm, që parashikojnë lehtësimin e sipërmarrjeve nga një barrë prej rreth tetë milionë eurosh, Komisioni është në rrugën e duhur. “Por kjo nuk mjafton”, tha Merz. “Ne na duhet një verifikim sistematik i marrëveshjeve të BE-së.” 

Merz theksoi njëkohësisht, se kjo nuk bie në kundërshtim me pohimin e qartë, që të arrihen objketivat për mbrojtjen e klimës deri në vitin 2045 si dhe objektivat e ndërmjetme deri më 2040. Kancelari theksoi, se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë. Kjo është pjesë organike e politikës për mjedisin dhe asaj ekonomike. “E kjo arrihet jo me rregullore, as me ndalime, por me teknologji të hapura, me inovacion, me aftësi konkurrence pikërisht edhe në teknologjitë, që e bëjnë të mundur mbrojtjen e mjedisit.”/DW 

 

 

Next Post
Gjenden mbi 7 kg kanabis në Kurbin, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)

Gjenden mbi 7 kg kanabis në Kurbin, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In