• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanabisi/ Xhafaj flet hapur te “Përballë”: Përgjegjësia e parë e drogës do adresohet tek oficerët më të lartë

by Java News
27/02/2018 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Përballë” në TVSH ka folur në lidhje me Vettingun në Polici, por edhe për fenomenin e kultivimit të kanabisit.

“Është e vështirë ta ndash, po  padyshim përgjegjësia kryesore është e oficerëve të nivelit drejtues, sepse nëse drejtuesit e Policisë qëndrojnë në kufijtë e ligjit, të respektimit strikt të ligjit, është pothuajse gati e pamundur për vartësit e tyre për të pasur deviacione në zbatimin e ligjit”, deklaron ndër të tjera Xhafaj.

Pjesë nga intervista

Sikur sapo e thashë më parë që një nga urdhrat e parë, juaji, ka qenë Vettingu në Polici. Ju morët detyrën e ministrit të Brendshëm për disa javë në marsin e vitit të kaluar. Patët një shkëputje si rezultat i marrëveshjes politike të 18 majit dhe pritej që ju të ishit prapë në detyrë si Ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Gjithë kjo kohë, gjithë këto muaj, në mendjen tuaj çfarë mendohet se është sot problemi kryesor që ka Policia Shqiptare.

E para, periudha ndërmjet, si me thënë, pa qenë në funksionin e Ministrit më dha gjithë kohën për ta menduar se si mund të ushtrohet më mirë kjo përgjegjësi, që ishte një përgjegjësi e re për mua dhe nga pikëpamja e njohjes së kësaj fushe.

Kishte dy arsye që më bindën për një vendimmarrje të thellë lidhur me çështjen e një reforme të brendshme brenda strukturës së Policisë dhe Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ose ish-SHKB-së së famshme e cila është drejtoria që kontrollon strukturën e Policisë.

Së pari, ishte situata e krijuar në vitin 2016, e cila rezultoi që një pjesë e Policisë në heshtje apo në mbështetje kishin favorizuar në disa zona të territorit kultivimin e kanabisit.

 

Kur thoni një pjesë e Policisë keni parasysh oficerë policie apo policë të thjeshtë?

Është e vështirë ta ndash, po  padyshim përgjegjësia kryesore është e oficerëve të nivelit drejtues, sepse nëse drejtuesit e Policisë qëndrojnë në kufijtë e ligjit, të respektimit strikt të ligjit, është pothuajse gati e pamundur për vartësit e tyre për të pasur deviacione në zbatimin e ligjit. Kjo ishte njëra arsye.

Arsyeja e dytë, vinte dhe nga fakti që tre vjet në drejtimin e Reformës në Drejtësi unë isha i bindur që organe të kësaj natyre kanë të domosdoshme, edhe për shkak të një sërë problematikash, të akumuluara jo në një vit, por në vite të ndryshme, ndoshta edhe në të gjithë periudhën e tranzicionit. Ndërkohë kjo buronte edhe nga një bindje e brendshme që e kisha të krijuar gjatë gjithë procesit të Reformës në Drejtësi, sepse drejtësia penale siç ju e thatë me të drejtë në hapje të këtij emisioni është një trekëndësh brinjët e të cilit janë Gjykata, Prokuroria dhe Policia Kriminale ose oficerët e hetimit në polici, Policia Gjyqësore e thënë ndryshe.

Padyshim prolematikat që lidhen me dy brinjët e tjera nuk ka sesi të mos ketë efektuar edhe tek brinja tjetër ose edhe tek faktori tjetër komponent siç ishte Policia, për të mos thënë që këto janë pesë të një problematike, të një rrethi problemesh që vuante sistemi drejtësisë dhe i Agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit. Pra, nga njëra anë ishin problematikat e evidentuara, që ishin dukshëm, që tërhiqinin vëmendje dhe nevojën e një implikimi të strukturave apo individëve të caktuar brenda Policisë dhe nga ana tjetër ishte një përfundim logjik nga analiza e Reformës në Drejtësi.

Ka qenë kjo e fundit më shumë apo…, sepse Ministria e Brendshme e ka pasur apo e ka SHKB-në apo Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe ankesave, për denoncim ka Komisariatin Dixhital. Nuk funksionoi asnjë mekanizëm? 

Nuk them se nuk ka funksionuar. Pse nuk them se nuk kanë funksionuar? Se po t’i hedhim një sy statistikave, të paktën statistikave që unë kam, nga viti 2007-2017 janë statistika që ne kemi mbështetur gjithë analizën, pra statistika të një 10-vjeçari, të mjaftueshme pët të arritur në disa përfundime për të gjithë analizën e situatës së gjendjes në Policinë e Shtetit. Tregojnë që gjithë këto vite ka pasur masa ndëshkimore, një pjesë e të cilave lidheshin me keqpërdorimin e ushtrimit të funksionit por një pjesë e konsiderueshme kanë qenë të lidhura edhe me aspekte që kanë të bëjnë me korrupsionin në radhët e Policisë. Pavarësisht se në një vit mund të ketë pasur masa shumë më të ashpra, siç   ka qenë viti i fundit, po të shikojmë me kujdes në periudhën 2017 kemi 284 oficerë policie të ndëshkuar. 188 janë për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 51 punonjës janë të ndaluar dhe arrestuar. Por po të marrim edhe 2009 ka 142. Në 2010 ka 145.

Një pjesë nga lidershipi, kryesisht nga lidershipi politik i Partisë Demokratike dhe një pjese të vogël të saj ajo që ishte e dukshme ishte fakti që pothuajse të gjithë pranuan domosdoshmërinë e kryerjes së këtij procesi në radhët e policisë.

Natyrisht për hir të së vërtetës, për të qenë korrekt forca politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim kishte një pozion shumë më të avancuar, mbajti dhe një rol konstruktiv dhe paraqiti disa amendamente konkrete që në gjykimin e tyre e plotësojnë më tej këtë projekt.

Kjo ishte dhe arsyeja që ne e cmuam së bashku me Kryetarin e Kuvendit dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist Z.Balla që ta votonim vetëm në parim projektligjin dje dhe për t’i lënë mundësi që gjatë kësaj jave të diskutojmë së bashku me kolegët deputetë të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim për të gjetur mundësi reflektimi mbi propozimet e tyre dhe për të patur një konsensus sa më të gjerë të këtij projektligji i cili ka të bëjë më Policinë që nuk është as e Partisë Socialiste, as e Lëvizjes Socialiste për Integrim as e Partisë Demokratike por është Polici e Shtetit Shqiptar,  është Polici e qytetarëve të këtij vendi.

 

Kuptoj ju po e thoni drejt këtë gjë por nëse do të dëgjoje dje diskutimet e deputetëve, menjëherë kuptohej pa i parë se kush ishin dhe pa i ditur emrin se kush është deputet i opozitës dhe kush është deputet i mazhorancës.

Dakort, po kjo nuk ndodh vetëm te rasti i këtij projektligji kjo është një gjë e zakonshme në parlamentin shqiptar sepse Parlamenti shqiptar është i ndërtuar mbi bazë llogoresh

 

Mekanizmat që Policia e Shtetit të mos jetë në dorë të Politikës.

Jo ti mbahemi kësaj, i gjithë debati politik është debat llogoresh dhe ndërtohet rreth individëve dhe jo rreth ideve, vizioneve, projekteve.

Nëse do të ishte i tillë unë jam shumë i bindur që do të kishte njerëz edhe nga mazhoranca si dhe nga opozita që mund të mbanin një qëndrim krejt ndryshe, në rastin konkret apo në raste të tjera të ngjashme.

Siç për shembull, një nga deputetët e opozitës si dhe disa të tjerë, njërin prej tyre mund ta kujtoj shumë mirë Z.Dash Shehi i cili në thelb mbajti një qëndrim tejet konstruktiv.

Vlerësoi faktin që ky proces, situata që kemi nuk është një situatë e sotme e krijuar nën Qeverinë Socialiste e tillë ka qenë dhe në qeverisjen kur ata kanë qenë në pushtet dhe nga ana tjetër bëri disa propozime sugjerime shume dashamirëse të cilat meritojnë vëmendje për tu mbajtur në konsideratë nga ana jonë.

Po kështu kishte disa diskutime konstruktive nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Next Post
Manastirliu, mesazh të ndjerë për kirurgen e parë shqiptare

Manastirliu, mesazh të ndjerë për kirurgen e parë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In