• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanabisi, Veliu pret delegacionin e Guardia di Finanza: Këtë vit fillojnë më heret kontrollet nga ajri

by Java News
20/02/2018 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zhvilloi një takim me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s të kryesuar nga gjenerali Vito Augelli, komandant i Guardia di Finanza-s i Rajonit të Pulias.

Gjenerali i shprehu fillimisht urimet Drejtorit të Përgjithshëm për detyrën dhe përcolli urimet më të sinqerta të Gjeneral Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s.

Ai siguroi gjithashtu edhe vijimësinë e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer.

“Italia është e angazhuar maksimalisht në frontin e luftës kundër trafiqeve dhe këtë e dëshmon prezenca e madhe e dispozitivit të Guardia di Finanza-s në Shqipëri. Niveli i bashkëpunimit është më i larti ndër kohëra, kjo falë një pune paraprake të bërë nga dy përfaqësitë policore.” – u shpreh z. Vito Augelli

Gjenerali veçoi ndër të tjera edhe punën e mirë të Zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari

“Rezultatet e shkëlqyera kanë ardhur vetëm në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë dhe një shkëmbimi në kohë reale të informacionit. Nga të gjitha kapjet e kanabisit në Itali, 80% i ka bërë Guardia di Finanza e Pulias dhe këto falë një bashkëpunimi të ngushtë me Policinë shqiptare. Kemi arritur të ndërtojmë një rrjet shkëmbimi informacioni që bazohet në besim reciprok dhe profesionalizëm të lartë. Sa i takon luftës kundër trafiqeve në det dua të kujtoj se në të gjitha rastet është theksuar bashkëpunimi me Policinë shqiptare dhe kush nuk e kupton këtë nuk pranon realitetin”, – përfundoi fjalën e tij komandanti i Guardia di Finanza i Rajoinit të Pulias, gjenerali Vito Augelli.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, siguroi partnerët italianë për një bashkëpunim efikas duke shkatërruar çdo pengesë që pengon punën e përbashkët të dy policive.

“Policia dhe qeveria italiane ka qenë dhe mbetet një partner strategjik për Policinë e Shtetit dhe Qeverinë shqiptare”, u shpreh Veliu.

Ai vlerësoi kontributin e Guardia di Finanza-s dhe Policisë italiane duke siguruar se të gjitha projektet e drejtuara nga Italia do të kenë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe angazhimin maksimal për arritjen e objektivave.

“Synimi ynë është ai i kryerjes së analizave të përbashkëta të riskut, ndarja në kohë reale e informacionit, ngritja e një qendre të përbashkët trepalëshe për shkëmbimin e informacioneve dhe kryerja e patrullimeve të përbashkëta në det”, – theksoi Drejtori i Përgjithshëm.

Veliu vlerësoi gjithashtu përpjekjet dhe rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit, trafikimit të saj, sidomos në kapjen e gomoneve falë bashkëpunimit.

“Këtë vit do të fillojmë më herët fushatën e fluturimeve ajrore në mbështetje të një pune të madhe që Policia e Shtetit është duke bërë për të parandaluar këtë fenomen. Italia mbetet një partner strategjik për ne. Krahas goditjes së trafikut, synimi është ai i kapjes së aseteve kriminale për ta çrrënjosur përfundimisht fenomenin e kultivimit të kanabisit. Lufta kundër narkotikëve mbetet sfidë për t’u përmirësuar dhe konsoliduar. Synimi ynë është kryerja e hetimeve të përbashkëta dhe lufta kundër pastrimit të parave dhe produkteve të krimit. Ky synim është një nga prioritetet më të larta të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. Krijimi i një rrjeti të shkëmbimit të informacionit që mundëson në kohë reale identifikimin, gjurmimin dhe kapjen e autorëve të trafiqeve të ndryshme, është një faktor kryesor në arritjen e rezultateve të dëshiruara”, nënvizoi kreu i Policisë Shqiptare.

Next Post
Përballja në gjykatë, Shullazi heq dorë nga kërkesa për të pyetur Berishën

Përballja në gjykatë, Shullazi heq dorë nga kërkesa për të pyetur Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In