• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kanabisi”, Rama: Kemi hapur Kutinë e Pandorës, ndryshe bënë “shkëlqesitë” Nishani e Basha

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në parlament akuzave të shumta të opozitës për kanabisin, duke lexuar një sërë dokumentesh të shkruara në kohën e qeverisjes së PD-së, në vitet kur Ministra e Brendshme drejtohej nga Bujar Nishani dhe Lulzim Basha.

Rama tregoi me shifra se në vitet 2005-2009 fshatrat kudo në vend ish të mbushura me kanabis, por problem ishte se askush nuk i asgjësonte. Rama shtoi se sipas  Guardia di Financa në kohën e PD-së vetëm 7% e sipërfaqes së kultivuar është shkatërruar, ndërsa, po sipas italianëve, në vitin e shkuar është shkatërruar mëse 90% e kësaj sipërfaqe.

“Është folur shumë dhe flitet shumë mbi një tezë, këta, pra dmth ne, shkatërruan Lazaratin për të shkatërruar një monopol dhe për ta përhapur hashashin në të gjithë Shqipërinë. Kjo është pak a shumë teza bazë, dhe për t’i ndarë parcelat, sipas influencës së tyre… sot dëgjova se Niko disponon ca parcela në Pukë, Pandi mund të ketë disa në Dibër meqenëse ka qenë atje…

Por fakti është ndryshe, dhe poi  referohem disa deklaratve, kur në Ministrinë e brendshme ishte shkëlqesia e tij President Bujar Nishani. Të mos harrojmë se në atë kohë nuk kishte monitorime ajrore. Cfarë rezulton, përtej Lazaratit, nuk po lexcoj të gjitha sepse janë pa ekzagjerim qindar fshatra.

Po ju lexoj vetëm pak… Në Berat, në qarkun e Durrësit, disa fshatra, po ashtu në Krujë, disa fshatra, në Fier, në Gjirokastër, shikojeni s aka, dhjetëra fshatra… në Korçë, në Kukës, Tropoja, shikoni këtu fshatrtat ku sipas komunikatës së policisë sa janë asgjësuar.

Vazhdojmë me Vlorën, ajo është në krye, kjo është 2008 e hashashit që po na nxen ajrin. Sipas tyre rezulton të shkatërruara 330 mijë rrënjë bimë. Ndërkohëqë në vitin më të mirë të PD-së, është shkatërruar vetëm 7% e sipërfaqes së mbjellë, sipas guardia di Financa.

Shikoni tani sesi rritet kanabisi, kur Ministër ishte shkëlqesia tjetër Basha… shikoni sesi shtohen fshatrat, shikoni Gjirokastrën, ja si hapet në Tepelenë. Korça më shumë, Tropoja, shoqërohet jo më më vete, por dhe me Pukën… Vazhdojmë me Shkodrën, kemi një shtrirje më të gjerë, dhe vijon me Pukën dhe plantacionet e Niko Peleshit në 2009.

Ky është fakti, dhe fakti i bazuar në vetëm se çfarë ka komunikuar policia e shtetit… me kë flisni ju, kujt ja tregoni ju Shqipërinë e hashashit që paska zënë ajrin dhe diellin.

Bazuar në raportet e Guardia Di Financa, në vitin e kaluar është shkatërruar 94.6% e sipërfaqes së të mbjellave. Ne e kemi hapur kutinë e Pandorës dhe nuk e kemi mbajtur mbyllur për të bërë për të cilin në akuzojnë, për të bërë menaxhimin politik të parcelave. Lazarati ka qenë një menaxhim politik por ne e shkatërruam. E fundit fare, ndryshimi tjetër ështëqë, këto fakte tregojnë që kultivimi është spostuar në thellësi, nuk ështëmë siç ka qenë, haptaz.

Kam një këshillë, flisni për hashashin sat ë doni por kur vriten policë nga zona juaj të paktën shkojini në varrim.”- tha Rama./java/a.k

Next Post
Topalli: Seancën ta kishim mbajtur në një parcelë me kanabis

Topalli: Seancën ta kishim mbajtur në një parcelë me kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

January 12, 2026
Habit Trump, në një postim në Truth Social e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’

Habit Trump, në një postim në Truth Social e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’

January 12, 2026
Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

January 12, 2026
Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

January 12, 2026
Sasi “rekord” droge, sekuestrohen 10 ton kokainë/ Kishte destinacion Europën, u kap e fshehur mes kripës (VIDEO)

Sasi “rekord” droge, sekuestrohen 10 ton kokainë/ Kishte destinacion Europën, u kap e fshehur mes kripës (VIDEO)

January 12, 2026
DETAJE / Meta, një orë në qeli me avokatin! Kreu i PL del nesër para GJKKO, sot takim me familjarët

Shtyhet në GJKKO gjyqi për ish-presidentin dhe Kryemadhin, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij prezentë në sallë

January 12, 2026
Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

January 12, 2026
“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

January 12, 2026
Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

January 12, 2026
Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In