Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Bujar Nishani i cili paralajmëroi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë për çështjen e kanabisit.
Rama reagoi në facebook ku shprehet i habitur me deklaratën e Nishanit, duke mos kursyer edhe ironinë. Ai poston bashkëngjitur edhe letrën e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme ku vlerësohet lufta anti-kanabis e policisë shqiptare.
Ja postimi i Ramës:
Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!
Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.
Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes.
Suksese✌