• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanabisi mjekësor, qeveria miraton zonat kadastrale ku do lejohet kultivimi për qëllime industriale

by B K
06/03/2025 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për zhvillimin e industrisë së kanabisit në Shqipëri. Sipas këtij vendimi, janë përcaktuar zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore.

Ky hap vjen pas miratimit të ligjit nr. 61/2023, i cili ka për qëllim kontrollin dhe rregullimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit, duke hapur mundësi për zhvillimin e një industrie të re që mund të sjellë përfitime ekonomike dhe shëndetësore për vendin.

Vendimi është një pjesë e një strategjie të gjerë për kontrollin e kultivimit të kanabisit, me standarde dhe kufizime të qarta për zonat dhe parcelat ku do të zhvillohet ky aktivitet.

V E N D I M PËR MIRATIMIN E ZONAVE KADASTRALE NË TË CILAT LEJOHET KULTIVIMI I BIMËS SË CANNABIS-IT PËR QËLLIME INDUSTRIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 12, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime industriale, sipas shtojcave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Ushtrimin e aktivitetit të kultivimit të bimës së cannabis-it për qëllime industriale, në përputhje me kufizimet e përcaktuara në vendimin nr.50, datë 22.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e lejuara për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

10 zonat ku do të kultivohet kanabisi

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Denaj tha se janë caktuar 10 zona te të cilat do të mbillet kanabisi. Ministrja sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të zhvilluar siç është zona e Myzeqesë dhe ajo e Korçës.

Denaj: Kjo është në vijim të një ndryshimi ligjor të bërë 2 vite më parë. Aktualisht janë 10 zona kadastrale të cila janë përcaktuar në bazë të një studimi dhe këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara. Janë në të gjithë Shqipërinë, ku cilësia e tokës është e përshtatshme, janë të përjashtuara zonat me intensitet të lartë bujqësor siç janë Myzeqeja dhe Korça.

Gjithashtu ministrja njoftoi sot se Këshilli i ministrave miratoi skemën e subvencioneve për fermerët dhe blegtorët.

“Kemi sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fermerët, blegtorët përcaktimin e kritereve bazë dhe masën e financimit për gjithë sektorët që mbështeten nga fondi i programit dhe zhvillimit rural, e thënë ndryshe Skema Kombëtare e Subvencioneve.

Ky është një vit i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare dhe Skema Kombëtare e përbërë nga Skema e Subvencioneve, që e fillojmë sot, bashkërendon edhe mbështetjen me Skemën e Investimeve që e kemi filluar në fund të vitit të shkuar për të mbështetur investimet në infrastrukturë në ndërtimin e serrave, në stabilimintet e mbarështimit të kafshëve, shpendëve, akuakulturë, mekanikë bujqësore dhe agroturizëm.

Për Skemën Kombëtare, programi i të cilës fillon me një program marketingu se çfarë përfshin, më pas një kohe gati dy mujore për aplikim, konsiston në masat e financimit për të gjithë fermerët dhe blegtorët me një risi për të gjithë ata që mbarështojnë viça për majmëri dhe kjo është një masë e kërkuar gjatë gjithë vitit të shkuar pë t’a shtuar. Kështu, që unë jam shumë e kënaqur sot që falë vendimit të qeverisë kjo u bë e mundur dhe mundëson më shumë fermerë t’i bashkohen Skemës Kombëtare.

Sigurisht, në Skemën Kombëtare të vitit të kaluar ne vendosëm një risi, ku skema e financimit plotëson 100% të nevojave që në fillim të atyre fermerëve dhe blegtorëve që janë të bashkuar. Të bashkuar jo në një kontratë pronësie, por në një kontratë marrëveshjeje për prodhim, për siguri ushqimore duke siguruar agronomin, veterinerin përkatës sipas nevojave.

Nga ana tjetër dua të theksoj, që Skema Kombëtare do të ketë kohën e vet dhe ne do të jemi absolutisht në të gjithë zonat e Shqipërisë, por meqenëse sot e aprovuam doja të shkoja për çdo masë financimi:

Për gjedhët deri ne 10.000 l/lopë ose mëshqerra, 5.000 l/viçat (Jo më pak se 10 krerë)
Kjo masë vazhdon të jetë një kufi, i cili mbështet ekonominë e shkallës, po duke nxitur bashkimin,që të gjithë fermerët të kenë më pak se 10 krerë kanë mundësi të përfitojnë nga çdo masë e financimit nga kjo Skemë Kombëtare.

Për bagëtitë e imta vijon po e njëjta masë financimi 1200 l/krerë
Për bletarinë 1000 l/koshere
Për perimet/luleshtrydhen/rrush tavoline në serra masa është 200,000l/ha (jo më pak se 1 ha)
Gjithashtu, kemi rritur një masë financimi për kontrollin biologjik të dëmtuesve ku 50% e vlerës totale të faturës tatimore do të rimbursovet sërisht nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.

Bimët aromatike dhe medicinale vijojnë të jenë në fokus të Skemës Kombëtare me 30.000 l/ha (jo më pak se 1 ha), si kriter pranimi.
Fermat organike 100.000 l/viti dhe 200.000 l për çdo Fermë të Certifikuar
Certefikimi GLOBAL GAP 50% të vlerës totale të faturës tatimore
Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme është skema e naftës, e cila për fondn total vihet në dispozicion është gati 50% dhe e përfitojnë më shumë se sa 50 000 fermerë. Do të jetë e njëjta masë financimi në çdo vit, por do të rrisim elementë të kontrollit duke rritur masën e kontrollit sipas një metodologjie të re të riskut, që të përfitojë fermeri, i cili e meriton, është ai që e punon tokën. Këto ishin risitë për këtë Skemë Kombëtare”, tha Denaj.

Next Post
Rama takim me të rinjtë e PS në Tiranë: Këtë mandat do kapim trenin e BE, kemi ende punë përpara

Rama takim me të rinjtë e PS në Tiranë: Këtë mandat do kapim trenin e BE, kemi ende punë përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste një person 3 javë më parë, arrestohet 36-vjeçari

Tentoi të vriste një person 3 javë më parë, arrestohet 36-vjeçari

December 18, 2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

December 18, 2025
Balla thirrje opozitës: Distancohuni nga ata që janë shpallur “non-grata” nga SHBA

Balla: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri

December 18, 2025
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

December 18, 2025
Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

December 18, 2025
Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

December 18, 2025
Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

December 18, 2025
“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

December 18, 2025
Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

December 18, 2025
FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In