Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 3.5 kg drogë ditën e djeshme, si dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj.
Mësohet se droga u gjet në një kasolle, në pronësi të 69-vjeçarit Ferik Goxhaj, e cila ishte në proces tharje.
Gjithashtu në afërsi të banesës së tij, në një ambient të hapur u gjetën të kultivuara 10 bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, të cilët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme./a.m.