• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kan me ardh, fola me dajën…” Përgjimet që fundosën shefin e rendit në Kurbin

by A R
02/03/2017 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjimet e bisedave që bënin mes tyre pronarët e parcelave me drogë kanë zbuluar bashkëpunimin e tyre me ish-shefin e rendit në Policinë e Kurbinit, Ylli Vata, shkruan “Panorama”.

Ai është shpallur në kërkim nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila ka kërkuar masën “arrest me burg”. Një nga provat e Prokurorisë është edhe përgjimi mes shtetasit Luftar Nelaj, i arrestuar në nëntor 2016, dhe një pronari tjetër të një parcele me drogë.

Gjatë bisedës, ata flasin mes tyre dhe duket se kanë informacion se një ditë më vonë, pra të nesërmen e bisedës, shefi i rendit në Policinë e Kurbinit, Ylli Vata, do të shkonte me policët e tij për kontrollin e zonës. Ylli Vata, me funksion shef i rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin, akuzohet në kuadër të një hetimi për veprat penale “kultivim të lëndëve narkotike”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Prokuroria thekson se urdhërarresti ende nuk është zbatuar, pasi i dyshuari nuk është paraqitur në punë që prej ditës kur ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”, më 13 shkurt 2017.

PERGJIMET 

Shpjegim:

A- Luftar Nelaj

B – Personi tjetër (kultivues parcelash me drogë).

Ylli Vata me grupin e kontrollit të policisë do të shkonte në zonën ku ka parcelat personi i emëruar me germën B.

A – A je tu e marr njiher n’telefon?

B – Po e mar unë, por kur don me ardh trama, nesër?

A – Po… nesër tha jena për rrugë mjes, masi t’pime kafe dikun tha…se kanë punt e veta, o burr… se kan për të shku me therr do kedha me i ven, edhe kur të kthejn, kan për t’ardhë me pa ato tujet.

B – D.m.th., nesër vijn aaaa?

A – Për zotin masdite tha… po pa merak o burr tha, se ska pse me u ashtuna…! …për siguri merre e thuj a ke maru punë me kan thuj, se mori daja thuj se kan për t’ardh o nesër mbasdite n’darket e takoni me i vena ty ke shpia juj.

B – Nesër qy n’mgjes kan me dalë ata eee?

A – Jan me i vena ta tu ashtuna se nuk ma tha… s’jan ka ken a , jan tu ashtu njiher.

B – A vin vet nesër, vet tramal?

A – Po do vin pra se m’tha… se i thash kshu, kshu, mduket kan gjet nji tjetër, asier n’bot tha, kush osh ai tjetër!!! ..kshu e mora vesh i thash se kur kan çu dikën tjetër… po jo or tha, se ato punime do t’i baj na… gjithsesi ti bone i telefonatë e thuj …a ke maru punë thuj se kan për tardh nesër me pa ene shpinë tate, ene ka na…. Shkurt e sakt.

B – Po.

A – Po m’trego t’lutem, aaa?

B – Po.

HETIMI

Sipas akuzës, oficeri i Policisë Vata, duke qenë edhe epror direkt i specialistëve të policisë të zonave, ka ndikuar në moskryerjen e detyrës së tyre, si pjesë e zinxhirit kriminal dhe si bashkëpunëtor në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Për këtë çështje, në nëntor 2016 u arrestua edhe polici Zan Kasmi, vartës i Ylli Vatës.

Asokohe u tha se polici u kishte nisur kultivuesve të drogës mesazhin “po vijnë dasmorët, kujdes krushqit”, duke nënkuptuar kontrollet e policisë për parcelat me drogë. “Emri i shefit të rendit të Kurbinit rezultoi gjatë hetimit të nisur pak muaj më parë nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të të cilit, në nëntor 2016 u arrestuan edhe 7 persona, njëri prej të cilëve efektiv policie”, tha Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Kjo e fundit kishte nisur hetimet që në korrik 2016 pas marrjes së dosjes nga Prokuroria e Kurbinit.

“Si rezultat i hetimeve, është provuar se shtetasi Lefter Neli ka organizuar dhe krijuar një mekanizëm, i cili bën të mundur dhe krijon të gjitha kushtet e përshtatshme për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit. Nga hetimi rezulton se, për këtë aktivitet, ai ka marrë sigurinë se ajo nuk do të cenohet nga forcat e Policisë së Komisariatit të Kurbinit. Po sipas hetimit, grupi kishte të siguruar edhe tregtimin e lëndës narkotike pas procesit të përpunimit./a.m.

Next Post
Prenotimi i fushave sportive tek Liqeni Artificial mund të bëhet online, ja sesi

Prenotimi i fushave sportive tek Liqeni Artificial mund të bëhet online, ja sesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In