Sipas mediave greke mes të plagosurve nga përplasja e dy trenave ka mbetur edhe një kampione bote. Bëhet fjalë për Emmanuela Katzouraki-n, e cila është kampione bote në qitje.
Ajo është me origjinë nga Kreta, por ka qenë në trenin me pasagjerë që u përplas të martën. Sipas të njëjtave burime, Katzouraki është plagosur në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
23-vjeçarja është studente për farmaci. Ajo kishte zgjedhur t’i hipte trenit për t’u kthyer nga Athina ku kishte shkuar për disa çështje që kanë të bëjnë me sportin që ajo përfaqëson, qitjen.
/a.r