• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampioni që solli 3 medalje të arta në Shqipëri: Nuk blej dot as ilaçet!

by Java News
04/09/2018 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 5 muaj më parë, peshëngritësi Briken Çalja u shpall kampion i trefishtë i Europës me 3 medalje të arta, duke zbutur sadopak imazhin e dopingut që kishte mbuluar këtë sport në Shqipëri.

Megjithatë, aq shumë raste të njëpasnjëshme i bënë të gjithë të pamundur për ta pritur siç duhej e respektuar si duhej, deri në pritje të analizave të dopingut. Afati i pritjes së tyre, sipas rregullores është rreth 21 ditë. Kanë kaluar rreth 5 muaj dhe ndaj kampionit të Europës nuk ka asnjë mirënjohje, falënderim, madje as shpërblim të merituar.

“Nuk kam marrë asgjë deri më tani. Kampionatin e kam përfunduar më 28 mars të këtij viti dhe asgjë. Kjo pritje është jashtëzakonisht shumë e madhe dhe është hera e parë që po ndodh kështu”, thotë Briken Çalja.

Brikeni, pavarësisht se është një sportist i klubit Tirana, jeton dhe stërvitet në vendlindjen e tij në Shtërmen, rreth 60 km larg kryeqytetit. Atje e filloi stërvitjen edhe kur doli kamion Europe, por për të arritur deri aty u desh të shpenzonte me paratë e tij rreth 17 mijë euro për të shkuar deri në Gjeorgji, për t’u stërvitur në kushte optimale.

“Më japin vetëm trajtime ushqimore, çfarë mund të bëjë një kampion Europe me to? Nuk kemi mundësi as të blejmë ilaçet e nevojshme, se këtu kur përmend ilaçe të gjithë mendojnë për dopingun, por ato janë ilaçe të nevojshme për shkak se ne ngrejmë tonelata. Nuk i zëvendëson dot aq shumë kalori thjesht ushqimi. Me sa duket nuk i intereson njeriu fjala sport”, thotë më tej Briken Çalja.

Pavarësisht se Çalja ka marrë 3 medalje të arta, në dy stilet dhe në dygarësh, ligji i sportit parashikon shpërblim vetëm për një medalje, atë të dygarëshit.

“Katër milionë lekë të reja është shpërblimi, ose më saktë 3.4 mln, sepse na mban shteti edhe tatimet. Mënyra sesi na menaxhon apo sesi na trajton shteti shqiptar është me të vërtet për të ardhur keq. Edhe pse e them me gjysmë zëri këtë, kështu është e vërteta, fatkeqësisht”, tha Çalja./TCH

a.ç

Next Post
“Kur nuk kemi bukë për të ngrënë, urinë e shuajmë me ujë”

"Kur nuk kemi bukë për të ngrënë, urinë e shuajmë me ujë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

February 27, 2026
Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

February 27, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

February 27, 2026
Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

February 27, 2026
Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

February 27, 2026
Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

February 27, 2026
Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In