• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampionati Europian i Peshëngritjes do të mbahet në Tiranë, Veliaj: Lajm i shkëlqyer! Privilegj që do të jemi shtëpia e kampionëve

by
18/03/2022 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga datat 25 maj deri në 2 qershor, Tirana në cilësinë e Kryeqytetit Europian të Rinisë, do të mirëpresë Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i bukur për kryeqytetin, në vitin e Rinisë.
Ai priti Presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Conflitti, me të cilin theksoi se Tirana do të japë më të mirën në saj në organizimin e kampionatit.
“Është një lajm i shkëlqyer për Tiranën, ndaj do të bëjmë maksimumin, për t’u siguruar që edhe mirëpritja tipike tironse të jetë e njëjtë për të 44 vendet që do të sjellin skuadrat e tyre në kryeqytetin tonë. Për është privilegj që, Federata Europiane e Peshëngritjes, në jubileun e 100-vjetorit të kampionatit, ka vendosur ta zhvillojë në Tiranë,” u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se sportistët tanë sapo i sollën Shqipërisë medalje botërore.
“Briken Çalja u kthye me medalje nga Uzbekistani. Patëm një performancë shumë të mirë edhe në Tokio. Unë besoj se i shkon, jo vetëm medaljeve, por edhe Tiranës, si Kryeqyteti Europian i Rinisë, që në këtë vit të rëndësishëm për ne, që përkon me 100-vjetorin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes, të jetë shtëpia e kampionëve,” tha Veliaj. Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Conflitti, u shpreh po kaq i lumtur për zhvillimin e këtij kampionati mjaft të rëndësishëm për sportin e peshëngritjes në Tiranë:
“Jemi të lumtur që erdhëm në Shqipëri. Më shumë se zhvillimi i vetë kampionatit, vlen fakti se këtë 100 vjetor të Europianit për të rritur, e zhvillojmë në vendin tuaj. Jemi shumë të lumtur që shohim kaq shumë ndryshime pozitive. Ne duam që të vijojmë të punojmë bashkë, të bëjmë diçka të madhe e të mirë për sportin tonë, për sportin në Europë”.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, tha se ky është një sukses i Shqipërisë: “Delegacioni ka mbetur i mahnitur për kushtet që ka Shqipëria për të organizuar një Kampionat Europian për të rritur. Tashmë jemi kualifikuar si një Federatë me besueshmëri për të organizuar, jo vetëm Europian për të rritur, por edhe kampionate botërore,” deklaroi ai.
/b.h

Next Post
“Nëse nuk ikën vetë do poshtërohet”/ Vokshi: Ja pse Basha po kërkon kohë për të dhënë dorëheqjen

“Nëse nuk ikën vetë do poshtërohet”/ Vokshi: Ja pse Basha po kërkon kohë për të dhënë dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Gjyqtarët, benefite nga drejtësia por nuk e njohin”, Meçe: Kushtetuesja ta rrëzojë çështjen!

February 2, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
Zbardhet atentati në Lezhë, shpallen në kërkim tre autorët, të gjithë anëtarë të fisit Ndoka

Zbardhet atentati në Lezhë, shpallen në kërkim tre autorët, të gjithë anëtarë të fisit Ndoka

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In