• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampi veror për fëmijë tek Liqeni i Tiranës, Ruseti: Ftojmë prindërit të regjistrojnë të vegjlit

by Java News
02/08/2019 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I kthyer në një vend argëtimi për fëmijët dhe jo vetëm, për të tretin vit radhazi në Parkun e Madh të Liqenit, Bashkia e Tiranës po organizon kampin veror ku të gjithë të vegjlit që nuk kanë mundësi të shkojnë në plazh, mund të socializohen dhe të argëtohen falë programit të posaçëm të hartuar për ta. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti deklaroi se kampi është i hapur çdo ditë për grupmoshat nga 5-13 vjeç, por të mirëpritur janë edhe ata pak më të vegjël të shoqëruar me gjyshet dhe me gjyshërit e tyre.

“Ndërkohë që të gjithë qytetarët e Tiranës i drejtohen plazheve, ose pushimeve, Bashkia Tiranë ka menduar për ata që e kanë të pamundur të jenë gjatë gjithë periudhës së gushtit, në këto ditë të nxehta të jenë drejt plazhit, kështu që ka krijuar një kamp veror te liqeni. E ka filluar këtë që në datën 15 korrik dhe do të jetë deri më datën 15 shtator kur do të fillojë shkolla. Kampi frekuentohet çdo ditë nga 30 – 50 fëmijë dhe deri tani kemi pasur një frekuencë prej 900 fëmijësh. Mosha është 5-13 vjeç, por ndërkohë për të gjithë ata që janë pak më të vegjël, i mirëpresim, gjithmonë të shoqëruar me gjyshet dhe me gjyshërit e tyre”, tha Ruseti.

Kampi veror i ngritur nga Bashkia e Tiranës do të zgjasë gjer më 15 shtator. “Unë ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë fëmijë të vegjël, të frekuentojnë që nga ky moment e deri në datën 15 shtator kodrat e liqenit, për të marrë pjesë në kampin veror më fantastik të Tiranës”, tha ajo.

Liqeni mbetet një nga atraksionet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës duke ofruar momente qetësie por edhe argëtimi pa fund. Nënkryetarja Ruseti prezantoi edhe disa nga aktivitetet social-kulturore që zhvillohen në këtë kamp. “Ju mund të vini të kaloni disa orë për fëmijët tuaj, një kohë cilësore, sigurisht nën kujdesin animatorëve dhe personave që kujdesen për fëmijët tuaj, duke u lexuar atyre libra, duke vizatuar, duke bërë aktivitete sportive. Kjo jo vetëm për të pasur mundësinë që ata të socializohen me njeri – tjetrin, por mbi të gjitha për t’i mësuar ata që të argëtohen jashtë lodrave elektronike, jashtë ambienteve të shtëpisë, është mënyra më e mirë sesi ne rrisim qytetarë më të mirë për Tiranën e së ardhmes”, theksoi nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës./l.m

Next Post
Paralajmërimi i Bushatit: SPAK nis ndëshkimet në vjeshtë, të gjithë kanë frikë

Paralajmërimi i Bushatit: SPAK nis ndëshkimet në vjeshtë, të gjithë kanë frikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In