• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kampe në Shqipëri për emigrantë…”, ambasadori shqiptar rrëzon lajmin: Nuk ka negociata me Londrën!

by A R
04/10/2021 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryediplomati shqiptar në Londër, përmes një interviste në mediat prestigjoze, ka qartësuar përfundimisht pozicionin e Shqipërisë në lidhje me lajmin për ngritjen e një qendre të pritjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe. Pas reagimit të Endri Fugës, Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka, kjo deklaratë e Ambasadorit të Shqipërisë, i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve.

Lajmi u botua fillimisht nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit në Shqipëri do të krijohen qëndra për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm, të cilët do të hyjnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Pas kësaj ka ardhur sëfundi edhe reagimi i Ambasadorit shqiptar ne Britani Qirjako Qirko. Në një intervistë të dhënë për gazetarin Mathew Weaver të “The Guardian” ai sqaron se “. . . lajmi i dhënë nga “The Sun” është totalisht i pavërtetë. Nuk ka as diskutime dhe as negociata për këtë çështje”.

Për ta mbështetur intervistën e Ambasadorit, gazeta “The Guardian” ka botuar të plotë edhe reagimin në Twitter të bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ku theksohet se lajmi i përhapur nga “The Sun” është i turpshëm dhe i pavërtetë.

Por kjo çështje nuk ka mbetur me kaq. Ambasada shqiptare në Londër I ka dërguar një notë zyrtare proteste adresuar gazetës “The Sun” ku ka bërë të ditur se artikulli i botuar nga ana e saj dhe të dhënat që paraqiten në të, janë terësisht të pavërteta duke sqaruar zyrtarisht se nuk ka asnjë negociatë midis dy vendeve tona për këtë çështje. Në notën e protestës theksohet fakti se Qeveria shqiptare nuk do të pranojë kurrë të ngrejë në territorin e saj qëndra për emigrantët e paligjshëm të një pale të tretë.

Në këtë mënyrë marin fund të gjitha spekulimet rreth një lajmi të rremë të tabloidit “The Sun”, i cili krijoi fillimisht jehonë në disa media të tjera britanike, por krijoi menjëherë zhurmë edhe në mediat shqiptare, derisa e gjithë situata tashmë është qartësuar përfundimisht.

/a.r

Next Post
Propozimet për Reformën Zgjedhore, mblidhen ekspertët e opozitës

Rritja e çmimit të energjisë / Zbardhet porosia e Bashës për deputetët: Nxisni çdo formë rezistence, organizoni qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

February 3, 2026
“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In