• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kamorra, arrestohet në shtëpinë e pushimit kryemafiozi

by
12/08/2015 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamorra, arrestohet në shtëpinë e pushimit kryemafiozi

Policia e qytetit të Romës në bashkëpunim me atë të Napolit kanë arrestuar sot bosin mafioz Xhuzepe Amendola, konsideruar një nga 100 personat më të rrezikshëm në kërkim nga shteti italian.

Xhuzepe Amendola u arrestua në zonën bregdetare Torvaianica të Romës e ishte në kërkim nga policia italiane që prej majit të vitit 2012.

Akuza ndaj tij është pjesëmarrje në organizime mafioze, kërcënime të paligjshme e riciklim parash të pista.

Sipas hetimeve të policisë së Napolit pas arrestimit të mafiozëve Patrizio Bosti e Paolo Di Mauri, Xhuzepe Amendola ishte vënë në krye të klanit kamorrist Kontini i cili është në aleancë me klanin tjetër kamorrist Licciardi, që veprojnë në tërë rrethinat e Napolit e në disa lagje kryesore të këtij qyteti.

Xhuzepe Amendola i mbiquajtur “Peppe ‘o Guaglione”, kishte marrë me qera një shtëpi pushimi pranë zonës bregdetare të kryeqytetit italian Romë, ku po pushonte sëbashku me familjen e tij.

Arrestimi i tij u krye nga skuadra speciale antimafia e Napolit në bashkëpunim me atë të Romës.

Në momentin e arrestimit, bosi mafioz po shëtiste në plazhin e Torvaianikas, e nuk bëri asnjë tentativë rezistence ndaj forcave të Policisë.

Në apartamentin e tij të marrë me qera nuk u gjetën armë e materiale të paligjshme.

Klani kamorrist Kontini- Licciardi është një nga më të fuqishmit në zonat periferike të qytetit të Napolit, pjesë e të cilit janë familjet mafioze Contini, Mallardo, Lo Russo, Ferone, Stabile, Prestieri, Bosti e Bocchetti.

Next Post

13 me 12

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com