• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/Kamionistja shqiptare në Itali që u kthye “hit” në internet: Italianët flirtojnë më shumë se shqiptarët, ja si reagoi polici kur më pa me kamion

by A M
15/03/2024 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bianka Dervishi është shqiptarja që i ka habitur të gjithë në Itali. Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej kamioniste në një moshë fare të re, ndërsa tashmë është bërë shumë e njohur prej videove të saj në Tik Tok.

Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, kamionistja e parë shqiptare Bianka Dervishi tregn se si nisi ky rrugëtim i saj në një profesion aspak të lehtë dhe i konsideruar gjithmonë për meshkuj. “Kamionit i kam hipur me një familjarin tim pa patentë fare, thash do e provoj. Në momentin që e provova u dashurova. Nga aty fillova të marr patentën. Nuk mendoja se do i merrja shpejt se thash ishte një profesion që unë nuk e kisha idenë nga motorri, vaji, por i mësova shumë kollaj dhe ia dola shumë mirë. Uhdëtimi i parë ka qenë ngë Peruxhia në Firence. Familjarit tim po i vinte gjumë dhe më tha, a i jep ti kamionit? I thash nuk kam patentë. Mora kamionin dhe arrita gati në shtëpi dhe i thashë zgjohu: -A ke ecur gjë apo akoma në autostradë. Më tha ti qënke për këtë”, rrëfen Bianka.

Por në këtë rrugëtim në profesionin e saj nuk kanë munguar dhe skeptikët e shumtë, të cilat Bianka i tregon tashmë me nota humori. “Kur hyra në shkollë kisha 21 burra dhe isha e vetmja femër aty. Hyri instruktori dhe më tha, më fal ti je mësuesja për të dhënë këto shpjegimet komerciale? Jo unë thjesht do marr patentën. -Ore mos ke ngatërruar sallë më tha, sepse një femër mund të bëjë diçka tjetër shumë të mirë feministe. Ashtu femër ndihem dhe këtu dhe do e kuptoni dhe ju dhe do më jepni respekt i thash. E njëjta gjë më ndodhte dhe kur shkoja të fabrikat, nuk e besonin, po e njëjta gjë dhe kur më ndaloi policie njëherë që mu fik kamioni dhe po prisja në rrugë policinë dhe mekanikun. Vjen polici dhe më tha: -Më thërrit pak shoferin e kamionit. I thashë, shoferja e kamionit jam unë. Mos u tall se s’kemi kohë se jemi në mes të rrugës, rrezik aksidenti ishte. I thash të shkoj të sjell patentën se unë jam. Vuri një buzëqeshje dhe u sollën ndryshe më pas me mua. Më thanë se nuk kishin besuar asnjëherë”, shprehet ajo.

E pyetur për ngacmimet dhe nëse flirtojnë më shumë italianët apo shqiptarët, Bianka, thotë: “Italianët njihen që janë shumë pas femrave. Sa ta shohin një femër do e komlimentojnë, nuk e vrasin mendjen se je me burrin. Kurse shqiptari po i the gruaja jote është e bukur mërzitet”.

Ndërkaq prej 4 vitesh, videot e Biankës janë kthyer në virale në rrjetet sociale, duke inspiruar edhe shumë vajza të tjera. Ajo tregon se video e saj e parë ka arritur 20 mln shikime. “Ra koronavirusi dhe nga aty nisa të bëj video dhe vetë u mahnita se si njerëzit reaguan pozitivisht ndaj meje dhe më dhanë shtysën që çdo ditë të bëj video. Nuk e prita reagimin e kaq shumë njerëzve. Video ime e parë fliste për tradhtinë se unë jam person që i urrej njerëzit që tradhtojnë, dua të jem shumë besnike sidomos kur kam një person që më përshtatet. Jo vetëm në lidhje me dashurinë por dhe për çështjen e jetës dua të jem besnike dhe në fjalën që unë jap dua ta mbaj. Kur bëra video me kamion nuk ecën aq shumë se nuk e duan këtë çështje që shpjegon vetëm punën. Pastaj u mësuan dhe filluan dhe të më kopjojnë dhe disa vajza filluan të hipin nëpër kamiona dhe të bëjnë video sikur janë kamioniste. Kjo më dha shtysën më shumë për të ecur më përpara edhe pse është një profesion që unë e dua shumë”, shprehet Bianka Dervishi.

Prej vitesh në Itali bashkë me familjen e saj, Bianka tashmë ka dhe biznesin e saj në fushën e transportit, duke pasur në pronësi dy kamionë. Ajo ndihet krenare që tashmë janë shumë italianë që vendosin të vizitojnë Shqipërinë dhe pse jo të zgjedhin të jetojnë në vendin tonë.

Next Post
Lajçak dhe Vuçiç bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Vuçiç bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

July 26, 2026
Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

July 26, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

July 26, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

49.1% e banorëve te rritur të vendit anojnë nga vlerësimi pozitiv për Ramën

July 26, 2026
Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

July 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit, 4 të plagosur

July 26, 2026
Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

July 26, 2026
“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In