Është 10 vjeç, por që tani e ka gjetur se çfarë pune do të bëjë kur të mbushë moshën.
“Me kamion dua të udhëtoj botën”, thotë Ergeni.
Ai është djali I vogël i familjes. Vite më parë ka pësuar vdekje klinike. I është dashur të qëndrojë spitaleve për shumë kohë, duke mbetur pas me mësime.
E vetmja gjë që e plotëson është të ngasë kamionçinën, edhe pse në një moshë që është e ndaluar për të pasur një patentë.
“Unë kam tre vite që i jap kamionit, ma ka mësuar babi”, thotë vogëlushi.
Ergeni është ortaku më i mirë i babit të tij në punët që të ofron fshati.
“Kemi dy kamionë, babi bën punë tjetër, unë punë tjetër që të ndihmoj babin. Fitoj 15-20, 25 me qenë larg” , shprehet Ergeni.
Kur e pyesim se çfarë talenti ka, na jep këtë përgjigje: “Talentin ja ku e kam” (kamioni)…!/m.j











