Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, mjeti kamion me drejtues shtetasin H.F., banues në Tetovë, Maqedoni e Veriut, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin M.K., banues Laknas, Tiranë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas S.K., H.K., dhe E. K., pasi ishin pasagjer në mjeti tip “Benz”, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.