Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Peqin-Rrogozhinë.
Një makinë tip “Fiat” ngjyrë e bardhë me targa AA 289 IC është përplasur me një kamion dhe si pasojë është ndarë më dysh.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, kamioni ishte në korsinë e tij kur drejtuesi i “Fiat-it” hyri në korsinë tjetër dhe automjetet u përplasën në mënyrë fatale. Mësohet se si pasojë e aksidentit të rëndë, ka ndërruar jetë drejtuesi i Fiat-it.
Sipas dëshmitarëve për joq.al, trupi i shoferit ka përfunduar 300 metra larg makinës, në arat e zonës.
Ndërkohë policia njofton se mjeti me rimorkio drejtohej nga 35-vjeçari G.S, ndërsa nuk jep detaje për identitetin e viktimës. /b.d










