Policia ka reaguar për kamionin me drogë që është kapur në kufirin shqiptaro-malazez.
‘Nga veprimet e para hetimore, “të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor po kryen hetimet në territorin e vendit tonë në koordinim me palën malazeze.
Policia e Shtetit-Informacion-
Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.
Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze. Informacion më të detajuar do japim në përfundim të veprimeve të para hetimore.