• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kamioni me drogë në Dibër, policia jep detajet: U kapën 370 kg kanabis, ja ku i kishte fshehur dhe si u zbulua 26-vjeçari

by Ardit Rada
06/08/2020 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lajmit se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike në doganën e Bllatës, Dibër, vjen edhe reagimi nga Policia e Shtetit.

Si fillim u tha se ishin 200 kg, por në një njoftim të dytë të Policisë së Shtetit thuhet se janë sekuestruar plot 370 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës, i cili është arrestuar nga policia. Lënda narkorike ishte nisur nga Dibra për në Maqedoninë e Veriut, e fshehur në dyshemenë e kamionit..

Njoftimi i policisë:

Bllatë/ DIBËR

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare

Policia Kufitare Bllatës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër parandaluan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 26 vjeçari, i cili tentoi të trafikojë 370 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, kanë shtuar kontrollet dhe bazuar edhe në bazë të analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, dhe shkëmbimit të informacioneve me Sektorin për Hetimine Narkotikëve në DVP Dibër, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë, mjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, i cili kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehur në brendësi të kamionçinës lëndë narkotike. Kontrolli ka vijuar nga grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjet e fshehur një sasi prej 370 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis , e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër , bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të kamionçinës .

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP-Dibër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

/e.rr

Next Post
Pas FRONTEX edhe EUROPOL/ Lleshaj: Do e intensifikojë më shumë bashkëpunimin me BE

Lleshaj publikon shifrat: Siguria publike në Shqipëri në parametrat më të mirë historikë

Comments 1

  1. Champion is the champion says:
    6 years ago

    370kg kunder 6 tone ne kohen e the champion dallim i madhe?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

June 21, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

June 21, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Raporti: 87.7 mld lekë shpenzime nga bashkitë në 2025-ën, 46% e buxhetit vendor shkoi për paga

June 21, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

June 21, 2026
11 Maji, JD Vance mesazh për Shqipërinë: Demokracia mbështetet mbi parimin se zëri i njerëzve ka rëndësi

Takimi me Iranin në Zvicër, Vance: Historik, shohim një të ardhme me paqe dhe bashkëpunim

June 21, 2026
Qëndruan në bulevard pas protestës, policia procedon penalisht 9 persona

Qëndruan në bulevard pas protestës, policia procedon penalisht 9 persona

June 21, 2026
Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë shkakton zjarre dhe mbyll centralin bërthamor

Temperaturat e larta alarmojnë Evropën, pjesa më e madhe e kontinentit po përballet me valë të të nxehtit ekstrem

June 21, 2026
Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin

Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin

June 21, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

“Lëreni Albinin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, Rama-protestuesve: Shqiptarët nga Kosova & RMV s’janë diasporë

June 21, 2026
“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In