• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kamioni me 700 kg drogë, biznesmeni para gjykatës

by Java News
27/05/2018 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni shkodran, Kacjolin Zefi së bashku me një person tjetër kamioni të ndaluar me 700 kg drogë në Durrës, janë marrë të pandehur dhe se çështje kundër tyre është dërguar në gjyq, nga prokuroria e Krimeve të Rënda.
Çështja penale kundër dy personave të mësipërm është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës në 24 maj 2018 dhe se pritet që në ditët në vijim të hapet gjykimi nga gjyqtarja Miliana Muça. Kacjolin Zefi është arrestuar nga policia në datë 26 nëntor 2016, pasi akuzohet si pronari i 700 kg kanabis, që u sekuestruan në portin e Durrësit, me destinacion Italinë. Zefi u arrestua në Aeroportin e Rinasit dy ditë pasi u sekuestrua droga, teksa po kthehej nga Italia për në Shqipëri. Biznesmeni i konfesioneve Kacjolin Zefi, 51 vjeç u akuzua nga policia se kishte porositur lëndën narkotike, ndërsa shoferi që po e transportonte me kamion drejt Italisë u lirua.

Shoferi i kamionit nxori emrin e Zefit

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion “Iveko” me targa AA 475 LO që drejtohej nga shoferi L.S., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 497 pako me peshë rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa. Kamioni transportonte materiale fasonerie, ku nga kontrolli me skaner është zbuluar lënda narkotike.

Gjatë marrjes në pyetje drejtuesi i mjetit ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për lëndën narkotike, duke bërë që të lihet i lirë, ndërkohë që tha se ishte i punësuar nga Zefi, pronari i një firme konfeksionesh dhe mbi të u përqendruan dyshimet se ishte organizatori i trafikut të ngarkesës së kanabisit.

“Pasurinë e kam nga biznesi i fasonerisë”

Megjithëse është marrë i pandehur për tentativën e trafikimit të drogës nga Prokuroria e Krimeve të Renda, biznesmeni Kacjolin Zefi gjatë fazës së hetimit ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon, e ka falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe veshjeve me shumicë.

Sipas të dhënave që disponon gazeta “Shqiptarja.com” shoqëria “Felix M“ sh.p.k është një kompani fasonerie në Shkodër, regjistruar në vitin 1998 (në vitin 2007 ka blerë shoqërinë “Generale Made”) dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj prodhimin e konfeksioneve dhe ka tre ortakë. Përkatësisht shtetasja italiane Luiza Tili 80 për qind të kuotave, (motra e Kacjolin Zefit) Madalena Zefi 10 për qind të kuotave dhe Kety Michelessi 10 për qind të kuotave.

Shtetasja Luiza Tili, ka deklaruar se paratë janë transferuar prej saj në llogarinë personale të shtetasit Kacjolin Zefi për llogari të shoqërisë “Felix M” shpk me qëllim blerjen e kapanonit apo kryerjen e pagesave të ndryshme. Mirëpo nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky deklarim është në kundërshtim me provat e administruara sipas të cilave rezulton se vetë shoqëria “Felix M” shpk ka patur 3 llogari bankare të hapura në emrin e saj. Tërheqjet e bëra nga shtetasi Kacjolin Zefi, sipas deklarime të bëra prej tij në bankë, kanë qenë për “nevoja familjare” etj si dhe një pjesë e madhe e parave të derdhura në llogarinë e shtetasit Kacjolin Zefi janë transferuar prej tij në një tjetër llogari bankare po në emrin e tij dhe janë përdorur për shpenzime të ndryshme si psh: blerje automjeti, apartamente etj.

Pasuritë e sekuestruara

Gjatë 27 shtatorit 2017 me urdhër të gjykatës së Shkodrës, u bë sekuestro e pasurisë së biznesmenit Kacjolin Zefi, i cili sipas policisë së shtetit është i arrestuar për trafik droge në 29 nëntor 2016, teksa donte të kalonte nga porti i Durrësit 700 kg drogë. Kacjolin Zefit i janë sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze me vlerë 310 mijë euro makina dhe apartamente Automjetet i përkasin tipave luksoze si “Ferrari”, “Porsche”, “Peugeot” me vlerë 310 mijë euro.

Next Post
“Dua çizmet, dua të fle”, të qeshësh me lot me fotomontazhet e protestës

"Dua çizmet, dua të fle", të qeshësh me lot me fotomontazhet e protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duart e lidhura” të Metanit: ILD mori mijëra ankesa në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan

“Duart e lidhura” të Metanit: ILD mori mijëra ankesa në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan

May 26, 2026
Bisedimet me BE, qeveria cakton strukturat dhe emrat që do të merren me negociatat

Nga “Themeloret” te kapitujt 23 dhe 24! Zbardhet agjenda e Konferencës së sotme Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Dekorimi i Bardhyl Agasit një turp”, Berisha: Ja mesazhi që jep Rama për qytetarët e Durrësit dhe Prokurorinë

“Dekorimi i Bardhyl Agasit një turp”, Berisha: Ja mesazhi që jep Rama për qytetarët e Durrësit dhe Prokurorinë

May 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 27 Maj 2026

May 26, 2026
Tragjedi në Belgjikë/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

Tragjedi në Belgjikë/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

May 26, 2026
“Votim i emigrantëve pa ID”/ PS nuk pranon kushtin e PD, Gjiknuri: Alibi për humbjen

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Transparenca e financimit të partive, sfidë për disa subjekte

May 26, 2026
Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

May 26, 2026
“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

May 26, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

May 26, 2026
Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In