• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kamikazi 16- vjeçar tentoi të hyjë në stadium me biletë, 3 celula terroriste sulmuan

by A R
14/11/2015 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej kamikazëve, të identifikuar tashmë i moshës 16 vjeçare kishte biletë dhe tentoi të hynte në stadium për të kryer krimin brenda tij. Por ai u ndal në hyrje nga punonjësit e sigurisë, dhe në ato momente aktivizoi bombën pranë njërës prej portave hyrëse. 3 minuta kamikazi i dytë hodhi veten në erë pranë një tjetër hyrjeje. Sipas hetimeve, plani ishte që shpërthimet të ndodhnin brenda stadiumit, për të shkaktuar më shumë viktima. Detajet u dhanë në një konferencë të posaçme nga Kryeprokurori i Parisit Fransua Molin.

Molin deklaroi se terroristi që u hodh në erë jashtë stadiumit më herët kishte tentuar të hynte brenda. Pranë tij u gjet një letërnjoftim, i cili thoshte se ai kishte lindur në Siri në vitin 1999.

“Deri tani dimë një terrorist të identifikuar nga shenjat e gishtërinjve. Ai ka lindur në vitin 1985 dhe është i njohur nga autoritetet, pasi kishte rekorde kriminale. Në 2012 ka qenë në listë si person radikal, por jo i lidhur me sulme terroriste. Ndërsa ai që tentoi të hynte në stadium ishte 16­vjeçar i lindur në Siri në vitin 1999”, tha kryeprokurori. Sipas tij dyshohet se sulmi ishte i koordinuar nga 3 celula terroriste.

Ja deklarata e kryeprokurorit të Parisit

Një shpërthim ndodhi në portën D të stadiumit, dy trupa u zbuluan, një prej tyre i kamikazit. Viktima tjetër ishte një kalimtar. Pastaj ndodhi sulmi me kallashnikov në një lokal. Ka qenë një makinë e zezë, “Seat” me të cilën ka mbërritur autori. Shpërthimi i dytë ndodhi në portën H të stadiumit, ku është gjetur trupi i kamikazit të dytë me brez shpërthyes, njësoj si i të parit. Në 21:32 pati sërish sulm me të shtëna, 5 të vdekur e 8 të plagosur. 100 gëzhoja u gjetën.

Në 21:36 në një tjetër restorant 19 të vdekur nga të shtënat, dhe sërish mbërritën njerëz me një makinë të zezë “Seat”. Në 21:40 në bulevardin “Volter”, pati një sulm vetëvrasës, shpërtheu një brez i njëjtë me ato të kamikazëve të stadiumit. Në 21:40 sërish një mjet i zi, ndaloi para Bataclan dhe 3 persona hapën zjarr gjatë koncertit dhe u përpoqën të merrnin peng turmën. Aty ishin viktimat më të shumta. 20 min pas mesnatës 3 terroristë u vranë, të tjerët shpërthyen eksplozivët. Kjo është ajo çka ndodhi saktësisht”, ka deklaruar prokurori i Parisit.

Më tej ai informoi se një terrorist që mori pjesë në masakrën në Bataclan u identifikua nga gishtërinjtë. “Ka lindur në 1985, kishte rekorde kriminale, i njohur nga autoritetet. Asnjëherë s’ka qenë në gjyq. Në 2010 ka qenë në listë si element radikal, por asnjëherë i lidhur me ndonjë akt terrorist. Një prej kamikazëve të stadiumit, ka lindur në 1999 në Siri, nuk njihej nga autoritetet franceze. Armët kanë qenë kallashnikovë dhe brezat shpërthyes të të njëjtit lloj. Për sa i përket automjeteve, analizat e videove dhe dëshmitë, kemi identifikuar një “Seat” të zi me targë belge. Është dhënë me qira nga një francez rezident në Belgjikë. Ka një bashkëpunim të autoriteteve franceze dhe belge. Autoritetet belge lëshuan një deklaratë, ku njoftuan arrestimin e 3 personave. Kërkimet po vazhdojnë në Belgjikë. Të 3 të arrestuarit janë rezidentë në Belgjikë dhe nuk ishin të njohur për inteligjencën franceze. Sa i përket financimit, u mor përsipër nga shteti islamik. Autoritetet po hetojnë. Shpreh edhe njëherë gjithë keqardhjet për viktimat.

Next Post

Qytetarët e Kosovës: Nuk ishte sulm fetar ai që ndodhi në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

February 3, 2026
Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

February 3, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In