• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kamëz, shefja e Financës shkon pë azil në Gjermani, 82 punonjës mbeten pa rrogë

by
19/08/2015 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numrit të lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani i është bashkuar edhe shefja e financës në Shkollën Profesionale në Kamëz. Por kjo ka bërë që punonjësit e kësaj shkolle të mbeten pa marrë pagat e tyre, pikërisht për shkak të mungesës në punë të shefes së Financës.

Ajo ka ikur që në korrik, por askush se kishte vënë re. Për këtë arsye, 82 punonjës kanë mbetur pa marrë rrogën.

Në fakt, historia bëhet me dije nga vetë kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

“Shefja e financës e Shkollës Profesionale të Kamzës është një nga mijëra qytetarët shqiptarë që ka emigruar bashkë me familjen e saj në Gjermani për të kërkuar azil ekonomik.

Por ikja e paparalajmëruar e saj ka shkaktuar një dëm, duke lënë pa paga 82 punonjës të Shkollës Profesionale.

Shefja e financës ishte larguar që në muajin korrik pa njoftuar askënd.

Nuk është vënë re mungesa e saj deri kur është kërkuar të bëhen gati borderotë e pagave për punonjësit e shkollës.

Në këto kushte, institucioni shtetëror është vënë në dijeni se ajo kishte emigruar drejt Gjermanisë bashkë me familjen, duke kërkuar azil ekonomik, ashtu si shumë familje të tjera shqiptare.

Ikja e saj ka shkaktuar bllokimin e pagave për 82 punonjës të Shkollës Profesionale.

Është për të ardhur keq se si është katandisur kjo shkollë, një investim i rëndësishëm, i realizuar nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë Kamëz me qeverinë “Berisha”, Bashkimin Evropian, qeverinë gjermane dhe GIZ”, shkruan Mziu.

Next Post

Shokon Miley Cyrus, i heq të gjitha (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com