E perditesuar/ Policia njofton se aksidenti ndodhi rreth orës 09:40, tek ura e Institutit. “Drejtuesi i mjetit Kamion shtetasi Xh. Ç., ka aksidentuar shtetasen Xhemile Ukdashi, 70 vjeç, e cila ka ndërruar jetë në spital”- njofton policia.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që u shoqërua drejtuesi i mjetit.
………..
Një grua emri i të cilit ende nuk është bërë me dije ka humbur jetën këtë të enjte, teksa në tentavë për të kaluar rrugën është përplasur nga një maune.
Ngjarja ka ndodhur këtë paradite në Kamëz dhe pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital, gruaja nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./java/a.k