Një ngjarja e rëndë është regjistruar mesnatën e kaluar në Kamëz, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një “Audi”, i cili ndodhej në parkim. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 01:20 në lagjen “Kodër – Haxhë”. Sipas policisë, mjeti që është qëlluar me armë zjarri është në pronësi të shtetasit M.C.
S’ka persona të lënduar
Nga ngjarja nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.07.2017, rreth orës 01:20, numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “Kodër – Haxhë”, në Kamëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C. Nuk ka patur dëmtime në njerëz. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme.