Përfaqësuesja e Kamerunit është kualifikuar në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës ku do të përballet me Egjiptin.
Përfaqësuesja e Kamerunit është kualifikuar në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi e ka mposhtur Ganën me rezultat 2:0.
Golat i shënuan Michael Ngadeu-Ngadjui dhe Christian Bassogog, transmeton Gazeta Express.
Kameruni do të përballet me Përfaqësuesen e Egjiptit në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, e cila e mposhti Algjerinë me rezultat 4:0. (b.an)