• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kamerieri shqiptar që i shërbeu Titos në vitin 1974

by Java News
30/12/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse ka mbushur të 70-at Ibrahim Qerimi ende nuk i ka harruar mësimet që i ka ndjekur dikur në fushën e hotelerisë. Qerimi në vitin 1974, apo në kohën e ish-Jugosllavisë, kishte fituar vendin e parë si shërbyesi më i mirë dhe më i shpejtë, ndonëse kishte pjesëmarrës nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi. Gazeta ‘Rilindja’ kishte shkruar në atë kohë për suksesin e tij.

“Në Pejë kemi qenë tre kameriera nga Ferizaj. Kemi qenë rreth 60 apo 70 kameriera nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi, ne nga Kosova. Më ka rënë së paku tetë herë në kualifikime për garën e vendit të parë. Më në fund deshi fati që unë zura vendin e parë si kamerieri më i mirë në garën hoteliere në vitin 1974. Atë sukses e dokumentoj me fotografi nga Gazeta ‘Rilindja’”, shprehet për RTV Dukagjinin Ibrahim Qerimi.

Edhe pse kishte triumfuar në këtë garë, për inat serbët nuk ia kishin dhënë çmimin e artë. Edhe pse serbët e Ferizajt e kishin përkrahur atë.

“Mua nuk më kanë dhënë çmimin sepse iu ka ardhur inati serbëve, më kanë dhënë diçka simbolike, por Çmimin e Artë nuk ma kanë dhënë”, tha ai. Gati gjysmë dekade ka ushtruar profesionin e kamerierit, e përgjatë kësaj periudhe Qerimi kishte pasur rastin t’i shërbente ushqim edhe udhëheqësit të ish-Jugosllavisë, Titos, dy herë. Gjithashtu edhe shumë figura tjera politike të kohës, duke përfshirë edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Kam pasur rast si kamerier të shërbej edhe Titon në vitin 1974 në Hotel ‘Jugosllavia’. Kuptohet ai ishte me delegacionin e vet nga Kosova, Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha etj. Pas lufte edhe kryetarit Ibrahim Rugova i kam shërbyer së paku dy herë. Pastaj edhe të gjithë tjerët, Thaçin e mos të flasim më për Ferizaj”, theksoi Qerimi.

Ibrahim Qerimi tregon edhe mënyrën se si janë zhvilluar garat në atë kohë dhe rregullat që është dashur t’u përmbahesh.

“Ka pasur rast që kamerieri kur e ka parë nga dritarja inspektorin ka ikur me vrap, sepse ka pasur frikë mos i ka thonjtë e pa prerë. Çdo gjashtë muaj është dashur të nxjerrim librezë sanitare”, tregon kamerieri i karrierës.

E në kohën sa ishte duke punuar në komunë si shërbyes, gati 200 punonjësve u kishte mësuar pijen e zakonshme. Në këtë mënyrë, mjaftonte që ata të ngrinin dorën dhe pija tu shërbehej pa e marrë porosinë.

“Kemi shërbyer kafe, çaj etj., por jo pije alkoolike. Kemi qenë rreth 120 punëtorë e më pas ka shkuar deri në 180 punëtorë. Mund të them se gjatë viteve që kam punuar aty për 90% të atyre punëtorëve e kam ditur se çfarë pinë”, tregon kamerieri ferizajas, që bëri famë në Jugosllavinë e vitit 1974.

Qerimi e kujton me nostalgji kohën e kaluar të mbushur me suksese në fushën e hotelerisë, ndërkaq tregon se ndonjëherë kishte marrë pjesë edhe në gara të shahut. (Koha)

Next Post
Persekutimi/Ish-i përndjekuri: Në Ballsh dhe Qafë Bari, pyesnim veten “a do dalim të gjallë“

Persekutimi/Ish-i përndjekuri: Në Ballsh dhe Qafë Bari, pyesnim veten “a do dalim të gjallë“

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In