• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kamerdare shpëtimi”/ Bejko: Me Berishën në krye PD s’vjen në pushtet! Ilir Meta e riktheu sërish në lojën politike

by Java News
28/03/2022 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një kryetar të shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Partia Demokratike nuk do të vinte dot në pushtet. Ish-anëtari i Kryesisë Roland Bejko tha se nëse Sali Berisha vihet në krye të partisë pushteti ëshët shumë larg.

“Pushteti është shumë më larg me Berishën, me Bashën pushteti qe më i afërt, pavarësisht se ka problem shumë është apatik dhe nuk i çon të gjitha deri në fund, kishte probleme me komunikimin me bashkëpunëtorët e vet, krijoi kundërshtarë, je i destinuar të rrëzohesh. U mblodhën me njëri-tjetrin krijuan Foltoren dhe e rrëzuan Bashën”, tha Bejko.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Bejko tha se sali Berisha u rikthye në lojën politike nga mbështetja që i dha Ilir Meta. Ai thekson se koalicioni me LSI-në në zgjedhjet e 6 marsit, ishte asi nën mëngë i Ilir Metës, për ta rikthyer Berishën në lojë.

“I thotë Bashës që është deputet, e ka bërë me Fatos Nanon, kjo ishte loja kështu e ka politika e ka bërë me ilir metën, që i ka thënë kë vjedhur florinj shqiptare, e ka akuzuar për tregti droge, për një vrasje në Tropojë dhe në fund janë përqafuar. Meta e futi prapë në lojë Berishën. Pjesë e lojës për ta kthyer në krye, për ti dhënë një as tjetër, e nxori asin nën mëngë. I hodhi një kamerdare shpëtimi, jo vetëm që e shpëtoi, por ndryshoi edhe fatin  e politikës shqiptare”, u shpreh Bejko në Report Tv.

Dorëheqja e Lulzim Bashës, sipas Bejkos nuk ka ardhur si pasojë e disfatës që ai pësoi më 6 mars, por për shkak të konflikteve që lindën brenda Partisë Demokratike, ku edhe më të besuarit e tij i dolën kundër.

“Dorëheqja erdhi si përfundimi i një cikli konfliktesh brenda PD-së më shumë sesa prej rezultatit më 6 mars. PD është në një gjendje lock down politik për shkak të sherrit të brendshëm.(…) Basha me paaftësinë për të menaxhuar situatën i krijoi të gjitha hapësirat Berishës që të merrte partinë”, vijoi ai.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë./m.j

Next Post
Kriza e hetimit/ Kreu i ri i KLP: Një prokuror ka 200 çështje penale, sistemit i mungojnë 100 prokurorë

Kriza e hetimit/ Kreu i ri i KLP: Një prokuror ka 200 çështje penale, sistemit i mungojnë 100 prokurorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In