• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kamerat e sigurisë, bizneset kanë afat deri në 28 Dhjetor, më pas gjoba

by A R
15/12/2017 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për sigurinë publike u jep afat deri më 28 dhjetor bizneseve për të vendosur kamera sigurie. Në të kundërt bizneset do të gjobiten nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë. Policia e Shtetit u ka çuar një letër pjesës më të madhe të biznesve, që të pajisen me kamera deri në 28 dhjetor, pasi me kalimin e këtij afati do të vendosen gjoba.

Në letrën që u është çuar bizneseve, theksohet se zona përbën rrezik për sigurinë publike, prandaj duhet të vendosin kamera dhe pajisjet e tjera për të ruajtur pamjet filmike. Ligji për sigurinë publike parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në çdo biznes privat që vlerësohet me risk nga Policia, që ka më shumë se 50 punonjës, apo bën një xhiro më të madhe se 10 milionë lek në vit. Policia u ka kërkuar karburanteve dhe pikave të këmbimit valutor që të shtojnë kamerat e sigurisë, ndërsa bizneseve të tjera u është kërkuar që të pajisen me këto kamera.

Vet bizneset nuk ishin të informuara për masat shtesë që duhet të merrnin, kur u ka mbërritur letra e Policisë. Uniformat blu do të bëjnë kontrolle tek bizneset duke filluar nga data 29 dhjetor 2017 dhe do t’i pajisë ato me një certifikatë që quhet “vërtetim i sigurisë”. Kush nuk merr certifikatën, atëherë gjobitet. “Gjoba vendoset nga Policia nëse subjekti nuk ka marrë masat shtesë të sigurisë, pas kalimit të afatit prej 30 ditëve nga data e njoftimit për marrjen tyre”, – parashikon ligji i ri për sigurinë publike.

Ligji parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në kopshte e shkolla, por edhe në mjetet e transportit publik si urbanët brenda qytetit dhe autobuzët që lëvizin nga një qytet në tjetrin. Edhe për isntitucionet publike parashikohen gjoba, nëse nuk vendosin kamera sigurie./Shqiptarja

Next Post
Shenja me të cilën nuk duhet të lidheni sipas horoskopit

Shenja me të cilën nuk duhet të lidheni sipas horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com