• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kamera zbardh gjithçka ndodhi në Spitalin Amerikan, arrestohet Lefter Canaj

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar sot shtetasin Lefter Canaj, i cili akuzohet për vënien e zjarrit një ditë më parë në Spitalin Amerikan, ku humbën jetën nga asfiksia dy gra 55-vjeçare.

Canaj akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”.

Një ditë më parë humbën jetën në ambientet e spitalit pacientet Sanie Sulaj nga Mamurrasi dhe Hanife Mali nga Laçi, të cilat ishin duke marrë shërbimin në pavionin e hemo-dializës.

Ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë ndodhi mesditën e së hënës në brendësi të pavionit teksa pacienti Lefter Canaj, 57 vjeç, ka nxjerrë nga qesja një bidon me benzinë dhe ka spërkatur pacientin tjetër Dashamir Saraçi, 47 vjeç, duke i vënë zjarrin.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë sekuestruar si provë të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes pamjet filmike të një prej kamerave të sigurisë së spitalit, që ishte e instaluar pikërisht në vendin ku ndodhi konflikti mes dy pacientëve.

Në pamje duket qartësisht si ka nisur ngjarja, përleshja, tentativa e vrasjes me zjarr dhe ndërhyrja e infermierëve që arritën të shpëtojnë nga vdekja dy protagonistët.

Sipas grupit hetimor që ka administruar provat në vendngjarje, zjarri në spitalin privat është një tentativë vrasjeje e paramenduar nga ana e pacientit Lefter Canaj.

Ai ishte paraqitur dje në mëngjes për të kryer dializën dhe ishte i informuar se aty ndodhej edhe pacienti tjetër, me të cilin ai kishte konflikt, Dashamir Saraçi.

Për këtë arsye Canaj kishte marrë me vete një bidon me lëndë djegëse, benzinë, që e kishte futur në një qese. Grupi hetimor ka verifikuar me detaje pamjet filmike, të regjistruara nga kamera e sigurisë që ndodhej e instaluar në dhomën ku ndodhi ngjarja.

Burimet thanë se aty duket qartësisht që dy pacientët fillimisht kanë debatuar ashpër me njëritjetrin, madje edhe janë përplasur fizikisht. Brenda pak sekondash nga ky moment, Lefter Canaj nxjerr nga qesja që kishte me vete bidonin, i hap tapën dhe e spërkat pacientin tjetër.

Sapo kryen këtë veprim, ai nxjerr nga xhepi shkrepësen dhe i vë flakën pacientit tjetër. Në këtë moment ka pasur një përleshje tjetër mes autorit e të dëmtuarit dhe për pasojë flakët janë përhapur edhe në trupin e 57-vjeçarit Canaj.

Në video duken dy infermierë që ndërhyjnë me shpejtësi, duke ndihmuar dy personat e përfshirë nga flakët. Ata arrijnë të shuajnë zjarrin në trupin e tyre, duke mbetur edhe vetë të lënduar. Por ndërkohë e gjithë dhoma ishte përfshirë nga flakët që u përhapën me shpejtësi edhe për shkak të medikamenteve që ndodheshin aty.

Panorama/d.i.

 

Next Post

(FOTO) “Marrëveshje e fshehtë” mes deputetëve të PD-së e LSI-së?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In